Napoli shkarkon Rudi Garcian, Empoli i shqiptarëve i 'bën gjëmën' francezit

Napoli shkarkon Rudi Garcian, Empoli i shqiptarëve i 'bën gjëmën' francezit

Rudi Garcia


Napoli, kampion në fuqi i Serie A në Itali humbi 0-1 kundër Empolit për javën e 12-të në kampionat. Kjo disfatë në shtëpi nuk është kapërdirë nga presidenti i vendasve. Aurelio De Laurentiis ka vendosur të shkarkojë trajnerin Rudi Garcia për mungesë rezultatesh.

Mediet në Itali tregojnë se pritet vetëm zyrtarizimi, me presidentin që ka grumbulluar ekipin. Bëhet me dije se Garcia nuk do e drejtojë stërvitjen e ardhshme të mërkurën, çka do të thotë shkarkim për ish-trajnerin e Romës dhe Al Nassr.

Në fund të ndeshjes De Laurentiis nuk e takoi as trajnerin francez, i cili në fakt u shkarkua, por thirri drejtuesit Meluso, Micheli dhe Sinicropi në Romë për një takim për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i Napolit. Lista e emrave shkon nga Antonio Conte, Fabio Cannavaro, Igor Tudor e deri te rikthimi i pamundur i Ualter Mazzarrit.

E vetmja gjë e sigurt është se Rudi Garcia nuk do të jetë i pranishëm në rinisjen e stërvitjeve pasditen e së mërkurës në Castel Volturno.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi mund Frosinonen dhe merr kreun e Serie A! Empoli fiton 0-1 me kampionët e Italisë, Napoli shkarkon trajnerin! Gjimshiti devijon në portën e tij, Lazio 0-0 me Romën


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike