NJU JORK- Për të gjithë të apasionuarit e shiut meteorik, Meteorët Quadrantid do të dhurojnë një shfaqje spektakolare në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.
Përmes një deklarate, Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se pjesë të një trupi qiellor që janë rrotulluar rreth diellit për qindra vjet, mund të shikohen nga toka ditën e enjte.
Meteorët kur bien mbi sipërfaqen Tokës, gjatë rënies me shpejtësi të madhe ndizen dhe digjen dhe duken si yje që shkëputen nga qielli.
Bill Cooke, kreu i Zyrës së Mjedisit e NASA-s tha se shiu meteorik do të zgjasë disa orë dhe kulmi i djegies do të jetë rreth orës 3 të mengjesit sipas orës lokale në SHBA.
Çdo shi meteorik është emëruar në baze të konstelacionit ku mendohet se ndodhet radianti.
Sipas NASA-s Quadrantids janë vërejtur më parë në vitin 1825 dhe kanë marrë emrin nga Quadrantid Murals.
NASA tha se Meteorët Quadrantid do flakërojnë në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
NASA ka vendosur kamera në Huntsville të Alabamas, pranë Qendrës Marshall Space për të ndjekur shiun e parë meteorik të këtij viti.
(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com