NASA gjen pas 8 muajsh domaten e parë të rritur në hapësirë

NASA gjen pas 8 muajsh domaten e parë të rritur në hapësirë

Astronauti Frank Rubio duke u kujdesur për bimën e domates

NASA ka lajmëruar se pas më shumë se 8 muajsh e humbur, ka arritur ka gjetur domaten e parë, e cila është rritur dhe korrur në hapësirë.

Kultivimi i saj në hapësirë rezultoi i suksesshëm 8 muaj më parë, por humbja e saj u bë një mister i vërtetë.

Lajmi u bë i ditur nga astronautia NASA-s Jasmin Moghbeli.

Domatja ishte perimja e parë që u rrit dhe u korr në hapësirë. Ajo u kultivua në mars nga astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë.

Domatja e kuqe robin u mboll si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhimet në hapësirë për misione afatgjata në të ardhmen.

Rubio tha se ishte një moment krenarie, deri në ditën kur perimja humbi.

Ai rrëfeu se kaloi pa sukses rreth 18 deri në 20 orë duke kërkuar për domaten dhe më pas supozoi se mund të ishte prishur totalisht.

Mund të tingëllojë qesharake, por për shumë kohë austronauti Rubio u akuzua se e kishte ngrënë perimen.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë