Kështu janë shprehur shkencëtarët e Agjencisë hapësinore të NASA-s duke thënë se Hëna është goditur gjatë viteve të fundit nga një numër i madh meteoritësh. Sipas tyre më 17 marsin e kaluar mbi sipërfaqen e Hënës ka ndodhur goditja më e madhe në këto vitet e fundit. Shkëndija ishte aq e ndritshme sa që mund të shikohej edhe me sy të lirë pa ndihmën e një teleskopi tha një ekspert i NASA-s.

Një teleskop i NASA-a ka kapur imazhet e një shkëmbi hapësinor prej 40 kg duke u përplasur mbi sipërfaqen e Hënës duke krijuar rrezatim drite të shndritshme. Deri më tani mendohet se nga viti 2005 deri në vitin 2013, janë rregjistruar më shumë se 300 meteorë të madhësive të ndryshme që kanë sulmuar Hënën.

Si pasojë e goditjeve janë krijuar një sërë krateresh në sipërfaqen e saj ku më i vogli llogaritet të jetë rreth 20 metra. Në të njëjtën natë thonë shkencëtarët janë vërejtur një numër i madh meteoritësh në atmosferën e Tokës, ku pjesa më e madhe e tyre u dogjën nga ferkimi nëpër ajër gjatë shejtësisë së madhe.

(l.ç/o.ç/shqiptarja.com)