Tirane, 19 Janar /ATSH-Megi Zonja/. - Një xhirim, i cili u ndërpre përkohësisht për shkak të problemeve teknike, deshmon se si një objekt misterioz i hirtë ngihet nga Toka. Xhirimi është bërë me kamerën HD të montuar në anën e jashtme të Stacionit të Gjithësisë. Kjo kamerë ishte vendosur si pjesë e eksperimentit të NASA-s që po studion xhirimin HD nga kozmosi, informon Koha.net. Kur studiues pyeten NASA-n çka në atë xhirim, agjencia e gjithësisë heshti. Përgjigja nuk u mor as përmes kanaleve zyrtare. Video xhirimi është bërë në orbitë nga lartësia 275 milja (rreth 443 kilometra), e menjëherë pas vendosjes është zëvendësuar me mesazhin me të cilin NASA ka sqaruar se eksperimenti ka pasur probleme teknike. /a.ke/