Shkencëtarët e NASA-s kanë bërë të ditur se kampionet e marra nga sonda e Curiosity në sipërfaqen e Marsit, kanë treguar se mund të ketë ekzistuar jeta shumë kohë më parë.

Shkencëtarët e Agjencisë amerikane e Hapësirës kanë publikuar gjetjet e sondës të Curiosity-t në Mars gjatë shtatë muajve në Planetin e kuq ku është përdorur krahu robotik për të gërmuar thellë në brendësi të një shkëmbi.

Studiuesit thanë se roboti lëvizës i pajisur me kamera ka gjetur ujë, argjile, sulfate si dhe disa minerale të tjera.

NASA gjithashtu tha se sonda do të analizojë me rreze lazër një tjetër shkëmb të Kraterit Gale në muajin maj, për të kërkuar nëse ka komponime organike.

Më herët, sondat e NASA-s në Mars Opportunity dhe Spirit kishte gjetur po ashtu prova se në Mars dikur ka rrjedhur uji.

Sonda Curiosity, zbriti me sukses në datën 6 gusht 2012 mbi sipërfaqen e planetit Mars për të nisur një fazë të re të misionit të saj pë rtë studiuar përbërjen e gurëve dhe shkëmbinjëve në Mars.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)