TIRANE- Në datën 21 dhjetor, një re e zezë pluhuri kozmik, do të mbulojë cipen e Diellit çka në këndvështrimin e Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA, është fenomen i zakonshëm. Ky fenomen, do të shihet qartë me teleskop ndërsa me sy të lirë thjesht arna. Sipas NASA-s, ndërhyrja e këtij pluhuri kozmik në Rrugën e Qumështit, afron planetin Tokë, me atë që quhet Vrima e Zezë e gravitetit.

Por sipas NASA-s, planeti ynë, qëndron larg kësaj. Kjo dukuri ndodh pikërisht në ditën e solsticit dimëror. Për NASA-n, dukuria në fjalë, nuk është fundi i Botës siç e kanë quajtur fisi Maya, dhe për këtë, ka ftuar njerëzimin, mos t’i bashkohet bestytnive të fisit Maya për të ngjallur panik të premten e 21 dhjetorit. Kjo dukuri si pluhuri kozmik në Rrugën e Qumështit, eshtë fenomen i zakonshëm dhe sipas NASA-s, nuk shkakton asgjë aq më tepër edhe kur ndodhin në 21 dhjetor, në ditën e solisticit dimëror. NASA kundërshton teoritë e dala së fundi se solisticiti ka lidhje me rreshtimin e Diellit dhe Tokës në një vijë të drejtë me Vrimën e Zezë të Galaktikës sonë çka do të shoqërohet me tërheqje të mëdha gravitacionale.

Arsyeja e parë që NASA rrëzon këtë teori, është se vetë solsticiti, nuk lidhet me lëvizje yjesh apo ndonjë universi përtej planetit tonë. Së dyti, Toka nuk është brenda rrezes së efekteve të forta gravitacionale nga Vrima e Zezë në qendër të Galaktikës. Kënaquni me solisticin, ndizni fishekzjarre dhe mos dilni në rrugë të ulërini për të jetësuar teoritë e Mayave-thuhet në një artikull të faqes zyrtare të Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA.

(aq/sg/shqiptarja.com)