Dy javë pas mbërritjes së sondës “Couriosity” në Mars, Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) lajmëron një tjetër mision për dërgimin e një roboti në planet në vitin 2016. Anija "InSight" do të përmbajë të instaluara instrumente të posaçme të cilat do të mundësojnë eksplorimin në thellësi të planetit mars dhe shtresave përbërëse.

Shkencëtarët thonë se një mision i tillë do të mund të japë idenë e qartë se si formohen planetët shkëmbore mes të cilëve edhe vet Toka. Projekti "InSight" arriti të mposhtë dy propozime të tjera alternativë ndërsa NASA përpiqej të gjente një mision me kosto të ulët. Anija do të mund të lëshohet përmes një rakete "Discovery" dhe kostoja llogaritet 425 milion dollarë pa llogaritur shpenzimet shtesë.

Puna për përgatitjen e misionit do të nisë menjëherë dhe lëshimi do të bëhet në vitin 2016 nga laboratori në bazën e Pasadenas në Kalifornia. NASA aktualisht po e shijon suksesin e uljes së anijes "Curiosity" në mars dy javë më parë. Misioni në fjalë kushtoi 2.5 miliard dollarë por tanimë mund të thuhet me siguri se shkencëtarët janë shumë më të ndriçuar në raport me këtë planet.
(dm/shqiptarja.com)