Nuk ka shenja jetë në Mars. Është kjo deklarata dhënë nga NASA, Agjencia amerikane e Hapësirës në një konferencë shtypi, të mbajtur dje 3 dhjetor.

Mjeti eksplorues “Mars Curiosity Rover” filloi të studiojë përbërjen kimike të tokës në planetin Mars që prej 6 gushtit të kaluar ku mori dhe mostrat e parë të dheut të kuq.

Gjatë konferencës vëmendja e gazetarëve ishte tek SAM – “Analizatori i Mostrave” që realizoi gjysmën e gjithë ngarkesës së punës shkencore. Por mesa duket fjalët e hapjes së konferencës nga shkencëtari Paul Mahaffy zhgënjyen të pranishmit kur ai tha se zbulimi i përbërësve organikë në Mars nuk do të thotë se kjo është dëshmi e padiskutueshme e gjurmëve të jetës në planet.

Shkencëtari tha se një mostër e dheut të kuq është analizuar nga laboratori i ekuipazhit tokësor të "Curiosity". Ai shtoi se substancat përmbanin ujë dhe një përzierje kimikatesh, por që nuk janë të lidhura me jetën.

Gjithashtu manipulatori mekanik Rover ka gjetur edhe disa substanca karboni, por shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar nëse i përkasin planetit të kuq, apo kanë ardhur nga diku tjetër.

Curiosity ishte mjeti i gjashtë i NASA-s që zbriti në Planetin e Kuq për të zbuluar të fshehtat e përbërjes kimike të saj.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)