NASA rikthehet në hapësirë me misionin ‘Artemis’, po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë

NASA po përgatitet të dërgojë sërish raketa në Hënë, si pjesë e programit Artemis që pritet lëshohet ditën e hënë. Misioni Artemis ka në plan afatgjatë që të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.

"Nëpërmjet misioneve Artemis, NASA do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, duke hapur rrugën për udhëtime më afatgjata në hënë, dhe duke shërbyer si një gur themeli për të dërguar astronautët në Mars", njoftoi NASA.

Misioni Artemis 2 në vitin 2024 do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje. Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA parashikon që astronautët e parë të Artemis do të zbresin në Hënë në vitin 2025 me misionin Artemis 3. Risi këtë vit pritet të jetë pjesëmarrja e Italisë. 

Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3.

Kohëzgjatja e misionit të Artemis 1 është 42 ditë, 3 orë e 20 minuta dhe në total do të udhëtojë 1.3 milionë milje, përpara se të kthehet në Tokë më 10 tetor. 

 

 

Video-transmetimi LIVE i nisjes

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet