Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të kryejnë sulme të mëdha sonte ndaj Iranit. Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se amerikanët do të pushtojnë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës. Sipas Trump, asetet e Teheranit do të shërbejnë për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga sulmet e Iranit në shtetet e Gjirit.
"Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin me forcën maksimale sonte. Në një të ardhme jo shumë të largët, ne do të pushtojmë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës, duke marrë kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç bëmë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Turth.
Ndërkohë autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.
“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”, deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X.
Komunikata pason një natë të tensionuar sulmesh në Lindjen e Mesme. Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit.
Komanda Qëndrore amerikane njoftoi rreth mesnatës së të mërkurës se nisi sulme në Iran. Objektivat kryesore ishin në qytete dhe provinca në Ngushticën e Hormuzit ky u synuan radarët dhe sistemet e mbrojtjes në Bandar Abbas, ishullin qeshm dhe në Hengam.
Irani u përgjigj duke lëshuar raketa drejt vendeve të tjera të rajonit duke marrë sërish në shënjestër bazat amerikan në Kuvajt, Bahrein dhe në Jordani. Në këtë të fundit garda revolucionare njoftoi se lëshoi 12 raketa balistike drejt bazës Al-Azraq ku shba mbajnë të stacionuar avionë F-35, F-15 dhe F-16.
Garda Revolucionare njoftoi se në ngushticën e hormuzit goditi dy anije që anashkaluan kufizimet e iranit për lundrim dhe më pas njoftoi mbylljen plotësisht të ngushticës.
Donald Trump foli në Fox News ku zbuloi se sulme ishin kryer edhe pranë Teheranit dhe se ishin lëshuar 49 raketa tomahok.
“Avionët luftarakë amerikanë po operojnë në hapësirën ajrore iraniane. Izraelitët nuk janë të përfshirë në valën aktuale të sulmeve ajrore. Çfarë do të ndodhë nëse Teherani nuk firmos një marrëveshje? Do t'i bombardojmë derisa t'i bëjmë copa copa”, tha Trump.
Këto sulme që vijuan për të dytën ditë radhazi nuk janë një rikthim në luftë. Ky është një mesazh që amerikanët ua dërguan Iranit nëpërmjet Katarit.
Ndërkohë, përpjekjet për të arritur një marrëveshje paraprake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë intensifikuar. Kështu shkruan Reuters në faqen e saj.
Sipas disa burimeve, Irani dhe SHBA-ja vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe lidhur me detajet e një memorandumi mirëkuptimi. Sipas burimeve iraniane, është arritur një marrëveshje politike, por disa pika mbeten ende për t'u diskutuar në detaje, përfshirë një mekanizëm për zhbllokimin e dhjetëra miliardë dollarëve të ardhura nga nafta iraniane, të ngrira në banka të huaja.
"Irani kërkon që 6 deri në 12 miliardë dollarë nga fondet e tij të ngrira të zhbllokohen dhe t'i kthehen Teheranit, ndërsa Uashingtoni dëshiron që këto fonde të zhbllokohen me faza për blerjen e mallrave humanitare dhe kundërshton një kthim të drejtpërdrejtë të parave Iranit".
Lajm në përditësim...

Presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News se SHBA-të "hodhën mbi ta [Iranin] bomba me vlerë 250 milionë dollarë mbrëmë".
Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara "nuk po i godasin mjaftueshëm fort", por Irani është "i nënshtruar dhe ata thjesht nuk e dinë ende".
Ai gjithashtu përsëriti se "preferenca ime ka qenë gjithmonë të marr Ishullin Kharg, por nuk e di nëse Amerika ka guximin për këtë".
Megjithatë, Trump shtoi se "SHBA-të janë në bisedime me Iranin". Për Trumpin, "Irani ka mbaruar. Nëse do të doja, mund të vendosja një numër të vogël trupash" në tokën iraniane dhe të merrja gjithçka nën kontrollin e Uashingtonit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se 101 punonjës të UNRWA-së, ishin të përfshirë në ngjarjet e 7 tetorit 2024, ku u vranë rreth 1200 izraelitë dhe u morën peng shumë të tjerë.
“101 punonjës të UNRWA-së ishin të përfshirë në masakrën e 7 tetorit ose të lidhur me krahun ushtarak të Hamasit", shkroi IDF në profilin zyrtar në rrjetin social 'X'.
IDF theksoi se pjesë e tyre ishin drejtorë shkollash, mësues, personel mjekësor dhe personel sigurie, të cilët sipas tyre, u përdorën nga Hamasi për kryerjen e sulmeve.
"Ata përfshinin drejtorë shkollash, mësues, personel mjekësor dhe personel sigurie. Personeli i UNRWA-së ndihmoi në transferimin e armëve, mbështeti komunikimet operative dhe përdori objektet e UNRWA-së për aktivitetin terrorist të Hamasit. Hamasi shfrytëzon sistematikisht organizatat humanitare për të kryer akte terroriste kundër civilëve izraelitë”, thuhej më tej në deklaratë.
Mohsen Rezaee, këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit, ka deklaruar se SHBA duhet të zgjedhë midis pranimit të kushteve të Iranit dhe heqjes dorë nga ajo që i ka mbetur nga nderi i saj.
"Presidenti i Shteteve të Bashkuara, tani i çmendur, mendon se mund të përdorë një bombë për të dalë nga moçali dhe ngërçi në të cilin ndodhet vetë, por me raketat iraniane ai do të zhytet edhe më thellë në baltë", shkroi ai në rrjetin social ‘X’.
"Uashingtoni duhet të zgjedhë midis pranimit të kushteve të Iranit dhe heqjes dorë nga ajo që i ka mbetur nga dinjiteti i tij në botë", paralajmëroi ai.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e krahasoi përsëri kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me udhëheqësin e Gjermanisë Naziste, Adolf Hitlerin.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësi turk deklaroi se ata që "ndjekin gjurmët e Hitlerit", do të pësojnë "të njëjtin fat si tiranët e tjerë gjatë historisë".
Ai e quajti Izraelin, nën qeverinë aktuale, "një fabrikë mosmarrëveshjeje që përdor gjak dhe lot" dhe paralajmëroi se ata që "sulmojnë rajonin tonë si peshkaqenë që nuhasin gjak" do të përgjigjen për veprimet e tyre.

Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan pretendon se "Irani nuk ka mbrojtje" dhe se, nëse do të donte, mund të dërgonte trupa për ta pushtuar dhe pushtuar atë "nesër".
"Ata kanë mbaruar. Mund të hyjmë nesër. Mund të dërgojmë trupa, por unë nuk dua trupa në terren. Megjithatë, nëse doja, mund të dërgonim një kontingjent të vogël ushtarësh dhe të pushtonim të gjithë vendin”, tha ai në një intervistë për Fox News.

Foto: Donald Trump
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të kryejnë sulme të mëdha sonte ndaj Iranit. Përmes një postimi në Truth Trump tha se amerikanët do të pushtojnë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës.
"Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin me forcën maksimale sonte. Në një të ardhme jo shumë të largët, ne do të pushtojmë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës, duke marrë kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç bëmë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Turth.
Komente








Ju mendoni se keni te beni me Gazen por jo keni mese 4 muaj qe perseritni te njenjtat fjale, Dolet bllof si me iranin dhe me luften ne ukraine qe thonit sapo te beheshit presidente brenda 2 javeve lufta ne ukraine do te mbaronte.
Përgjigjukeshtu eshte kur truri pirdhet
Përgjigju