NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

Vendet anëtare të NATO-s konfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën të martën gjatë bisedimeve me zyrtarët e Kievit. Takimi u mbajt në përgjigje të sulmit rus me një raketë balistike eksperimentale, me rreze të mesme veprimi, javën e kaluar.

Ambasadorët që përfaqësojnë 32 vendet anëtare të NATO-s u informuan nga zyrtarë të lartë ukrainas pasi Kievi thirri një takim të forumit të bashkëpunimit midis NATO-s dhe Ukrainës.

“Shefi i zbulimit nga departamenti i mbrojtjes së Ukrainës dhe komandanti në detyrë i forcave ajrore iu bashkuan takimit përmes lidhjes me internet. Ata informuan aleatët mbi detajet e sulmit dhe pasojat e tij të mundshme”, tha në një deklaratë Nataliia Galibarenko, ambasadorja e Ukrainës në NATO.

“Ata informuan se ky sulm i egër ishte një demonstrim i hapur i forcës nga Rusia dhe një përpjekje e pafrytshme për të frikësuar aleatët”, shtoi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Moska goditi një objekt ushtarak ukrainas me një raketë të re balistike hipersonike, me rreze të mesme veprimi, në përgjigje të vendimit të Uashingtonit dhe Londrës që Kievi të godiste territorin rus me armë të avancuara perëndimore.

NATO tha në një deklaratë pas bisedimeve se “sulmi, i cili kishte në shënjestër Dnipron, shihet si një përpjekje tjetër e Rusisë për të terrorizuar popullsinë civile në Ukrainë dhe për të frikësuar ata që mbështesin Ukrainën ndërsa mbrohet nga agresioni i paligjshëm dhe i paprovokuar i Rusisë”./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës