Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Muzeu 'Çast'

Një shall me të cilin një grua mbështolli barkun për të fshehur shtatzëninë në muajin e gjashtë, është dëshmi e krimit që përjetoi 25 vjet më parë.

Më tutje, është varur një xhaketë, të cilën e pati të veshur një grua tjetër ditën e dhunimit.

Janë me dhjetëra rrëfime të tjera, të padëgjuara, brenda hapësirës së muzeut të parë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, i cili u hap të martën pasdite në Prishtinë.

Emri i këtij muzeu është “Çast” dhe vjen si dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të rreth 20 mijë gra e burrave që u dhunuan nga forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.

Muzeu përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve, përmes dëshmive të tyre personale.Kuratorja e muzeut "Çast", Eliza Hoxha tregoi se këto hapësira thërrasin për reflektim dhe njohje të dhimbjes që kanë përjetuar gratë e burrat nga Kosova.

Ideatorja e këtij muzeu dhe themeluesja e Fondacionit Jahjaga, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se këto hapësira janë dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të përjetuara për më shumë se dy dekada të grave e burrave të dhunuar seksualisht në luftë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u zotua se do të përkushtohen në mbështetje të kauzës dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Muzeu i cili u hap sonte është rezultat i bashkëpunimit mes Fondacionit Jahjaga dhe Ambasadës Gjermane.

Ambasadori Jorn Rohde tha se lufta për të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk ka përfunduar 25 vjet më parë.

Në hapjen e këtij muzeu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky vend është thirrje për reflektim për të kaluarën e shoqërisë në Kosovë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dhunuar nga forcat serbe rreth 20 mijë gra e burra. Për këto krime, deri më tani është vetëm një serb i dënuar nga gjykatat vendore./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë