BRUKSEL - Pas SHBA-së, edhe NATO-ja i bëri thirrje Rusisë të "punojë në mënyrë konstruktive" për heqjen e dyshimeve në lidhje me shkeljen e Traktatit për Kontrollin e Armëve Bërthamore, të nënshkruar në vitin 1987, dhe për kthimin në respektimin e plotë të këtij traktati në mënyrë të verifikueshme.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës informojnë se Rusia nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas këtij traktati, që ndalon posedimin, prodhimin dhe testimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi", thuhet në një deklaratë të NATO-s, bërë publike nga sekretari i përgjithshëm i saj, Anders Fogh Rasmussen.

"Duhet të vazhdojmë në mbështetjen e traktatit dhe të përmirësojmë sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë edhe atë të Rusisë", thekson Rasmussen.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)