Qindra ushtarë rusë, përfshirë këtu forcat speciale, vazhdojnë të jenë të pranishëm në lindje të Ukrainës, ku armëpushimi mes rebelëve dhe forcave të pushtetit nuk është zbatuar në mënyrë korrekte këto ditët e fundit, theksoi një zëdhënës i NATO-s.
"Që prej fillimit të armëpushimit, ka pasur një tërheqje domethënëse të forcave ruse nga Ukraina.
Megjithatë, qindra trupa ruse, përfshirë këtu forcat speciale vazhdojnë të jenë në Ukrainë", theksoi Jay Janzen, një zëdhënës ushtarak i NATO-s.
Moska ka përgënjeshtruar gjithmonë përfshirjen e ushtarëve të saj në radhët e separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, ku një marrëveshje armëpushimi u arrit më 5 shtator.
Ky armëpushim, i arritur më 20 shtator gajtë negociatave të tjera në Minsk, Bjellorusi, nuk ka penguar luftimet intensive.
Dje, luftimet kanë shkaktuar të paktën nëntë të vdekur në radhët e ushtrisë ukrainase dhe katër mes civilëve.
Sot, përplasje me armë të rënda janë zhvilluar rreth aeroportit të Donetskut, qyteti kryesot në duart e rebelëve.
"Ne nuk kemi konstatuar një reduktim të trupave ruse në Ukrainë që prej një jave", nënvizoi Janzen duke konfirmuar se 20 000 trupa ruse vazhdojnë të jenë të vendosur në Rusi pranë kufirit në lindje të Ukrainës.
ATSH
/Shqiptarja.com