
Ilya Yashin, Yulia Navalnaya dhe Vladimir Kara-Murza
Yulia Navalnaya, Vladimir Kara-Murza dhe disa disidentë të tjerë rusë u mblodhën sot në Berlin për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Me slogane si “Jo luftës” dhe “Rusi pa Putinin,” rreth 2,000 persona, sipas organizatorëve, marshuan drejt ambasadës ruse në kryeqytetin gjerman.
Në krye të protestës ishte Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, lideri kryesor i opozitës ruse, i cili ndërroi jetë në rrethana misterioze shkurtin e kaluar në burgun arktik ku mbahej i burgosur.
Ajo ishte e shoqëruar nga dy figura të tjera të njohura të opozitës ruse: ish-këshilltari i Moskës, Ilya Yashin, dhe gazetari e aktivisti Vladimir Kara-Murza, i cili ka mbijetuar dy përpjekjeve për helmim.
Të dy, Yashin dhe Kara-Murza, u liruan verën e kaluar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, pasi kishin vuajtur dënime për kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës.
Opozita ruse ka paraqitur tre kërkesa kryesore: tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina, gjykimin e Vladimir Putinit si kriminel lufte, dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Media: Biden heq kufizimet, Kievi mund të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
30 Mars, 16:04
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia s’i ndal bombardimet, 20 të vdekur e 50 të plagosur! Kievi mendon tërheqjen nga Kursk, SHBA do braktisë stërvitjet e NATO-s
8 Mars, 13:07
-
Macron: Jemi në një epokë të re, duhet të dyfishojmë buxhetin për mbrojtjen, kërcënimi rus i prek të gjithë
5 Mars, 20:51
-
Takimi Trump-Zelensky/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA në Report Tv: Përplasje kulturash, presidenti amerikan e di se Ukraina e ka humbur luftën! Putin po arrin qëllimet e tij
3 Mars, 14:20
-
Kremlini mohon se ka kërkuar që NATO t'i tërheqë trupat nga Evropa Lindore
21 Shkurt, 22:29
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy
27 Dhjetor 2024, 08:09
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor 2024, 15:09
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor 2024, 08:15
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor 2024, 19:15