SHBA - Skuadra kampione e Oklahoma City u mposht me shifrat 123-111 në transfertë ndaj Minnesotës, por pavarësisht humbjes vazhdon të kryesojë renditjen e NBA-së. Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri për miqtë me 30 pikë, por pa mundur të shmangë disfatën, ndërsa për vendasit u dallua Anthony Edëards me 26 pikë.

Fitore dramatike për Miamin, që triumfoi 116-113 ndaj Chicago në sekondat e fundit të takimit. Suksesi erdhi falë një loje kolektive, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.

Sukses i rëndësishëm edhe për Denver, që mposhti me vështirësi Brooklyn 107-103. Vendimtare ishte dyshja Hardaëay - Murray, autor të 52 pikëve.

Ndërkohë, ndalet edhe Detroit, kryesuesja e Konferencës së Lindjes. Pistons u mundën 114-96 nga Phoenix, në një ndeshje ku Dillon Brooks shkëlqeu me plot 40 pikë.

Humbje surprizë për Dallas, që u mposht në shtëpi 121-123 nga Charlotte, me Knueppel protagonist absolut pas 34 pikëve të realizuara.

Rezultatet në NBA:

Chicago - Miami, 113-116

Dallas - Charlotte, 121-123

Denver - Brooklyn, 107-103

Phoenix - Detroit, 114-96

Minnesota - Oklahoma, 123-111

Philadelphia - Sacramento, 113-111

Washington - Milwaukee, 109-99

Atlanta - Houston, 86-104