Elita e basketbollit në SHBA, NBA zhvilloi pesë ndeshjet e radhës dhe në parket nuk munguan surprizat.
Humbja e tretë radhazi për Lakers, të mundur 127-100 nga Phoenix i cili buzëqesh sërish pas pesë humbjeve radhazi. Nga ana tjetër, rritja e Milwaukee vazhdon, duke mposhtur Heat 106-103 në Miami dhe duke barazuar rekordin (9-9) falë një super Lillard (37 pikë dhe 12 asistime).
Minnesota humbet sërish. Houston fiton 117-111 në kohën shtesë. Fitore jashtë fushe për Chicago dhe San Antonio , të cilët kalojnë kundër Uashingtonit (127-108) dhe Utah (128-115).
Rezultatet:
PHOENIX SUNS - LOS ANGELES LAKERS 127-100
MIAMI HEAT-MILWAUKEE BUCKS 103-106
MINESOTA TIMBERWOLVES-HOUSTON ROCKETS 111-117
UTAH JAZZ-SAN ANTONIO SPURS 115-128
WASHINGTON WIZARDS-CHICAGO BULLS 108-127