SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA, zhvilloi mëngjesin e sotëm me orën shqiptare nëntë ndeshjet e radhës në parket.
San Antonio Spurs vijon të ushtrojë presion në garën për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, pas një fitoreje 113 - 127 në transfertë ndaj Golden State Warriors. Protagonist absolut ishte Victor Wembanyama, i cili dominoi ndeshjen me 41 pikë dhe 18 kërcime në tabelë, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Fitore të vuajtur, por të rëndësishme arriti edhe Houston Rockets, që mposhti 119-113 Milwaukee Bucks. Dyshja Reed Sheppard - Alperen Sengun ishte vendimtare, duke realizuar së bashku 52 pikë.
Në Lindje, Boston Celtics mori një fitore të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar 129 - 147 ndaj Miami Heat. Lider në parket ishte Jaylen Brown, autor i 43 pikëve.
Spektakël dhuroi edhe Philadelphia 76ers, që “shpërtheu” në suksesin 131 - 153 ndaj Washington Wizards në udhëtim. Në këtë përballje spikati Paul George me 39 pikë.
Serinë pozitive e vazhdon Denver Nuggets, që mposhti 130-117 Utah Jazz, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Jamal Murray ishte më i miri me 37 pikë.
Fitore në transfertë siguroi edhe New York Knicks, që kaloi 130-119 Memphis Grizzlies, ku u dallua OG Anunoby me 25 pikë.
Rezultatet në NBA:
Miami - Boston, 129-147
Chicago - Indiana, 126-145
Houston - Milwaukee, 119-113
Memphis - New York, 119-130
Toronto - Sacramento, 115-123
Utah Jazz - Denver, 117-130
Golden State - San Antonio, 113-127
Orlando - Atlanta, 101-130
Washington - Philadelphia, 131-153
Komente











