NBA vjen në Shqipëri, 450 fëmijë kanë mundësinë për të kaluar oqeanin: Jemi rritur duke parë këtë kampionat!

Për herë të parë në Shqipëri do organizohet kampionati Junior i NBA Albania për moshën 14-vjeçare ku do të marrin pjesë 30 skuadra, që u emëruan si ekipet e basketbollit elitar në Amerikë. Talentet e spikatura do kenë mundësinë të kapërcejnë oqeanin dhe për të provuar veten në nivele që as nuk ishte imagjinuar. Fëmijë dhe trajnerë u shprehën të kënaqur për këtë mundësi.

“Është një organizim shumë i veçantë, pasi jemi rritur duke parë NBA. Është diçka që ne nuk e kishim imagjinuar,”-u shpreh një nga fëmijët pjesmarrës.

“Mua më pëlqen shumë Chikago Bulls dhe lojtari im i preferuar është Michael Jordan,”-u shpreh një tjetër fëmijë.

“Unë mendoj se është një risi dhe që i shërben shumë brezave të rinj, të cilët duhet të zhvillohen më tepër. Realisht në këtë moment që po flasim basketbolli nuk është një moment të mirë dhe ta shfrytëzojmë siç duhet,”-deklaroi një trajner basketbolli.

Për të motivuar të rinjtë shqiptarë, në shortin e hedhur, mori pjesë edhe Sam Perkins, ish-basketbollist i NBA me Dallas Maverick apo Los Angelos Lakers, i cili dha edhe një mesazh.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është se këto janë programe që ndihmojnë ata që marrin pjesë, duke mësuar. Është ëndërr për këdo që të kalojë detin dhe të bëhet pjesë e NBA. I këshilloj të mos dorëzohen sepse edhe unë një ditë e kisha ëndërr,”-u shpreh Sam Perkins, ish-basketbollist i NBA.

Ky bashkëpunim mes federatës shqiptare të basketbollit dhe Junior NBA-s është një iniciativë e Ambasadës Amerikane në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Amerikë:

“Iu uroj që të argëtoheni, por gjithashtu edhe të mund të aftësoheni. Të mësoni se si mund të bëhet puna në ekip. Mund të bëni diçka të mirë vetëm, por me punën në ekip është ndryshe,”-tha Yuri Kim, ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Ky aktivitet që do angazhojë në total 450 lojtarë të lindur pas 1 janarit të 2008 do të zhvillohet nga data 17-21 tetor.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë