Atelier Albania me kërkesë të Ministrisë së Kulturës dhe mandatuar nga kryeministri, Edi Rama ka shpallur sot konkursin ndërkombëtar në Gjirokastër, për të mbledhur projekt - propozime rreth projktimit urban të By-Passit të qytetit të gurtë.
Përfshirja e Bypassit në territorin e Gjirokastrës të mbrojtur nga UNESCO, do të ketë ndikim direkt në trafikun e qendrës historike e cila është projektuar e ngritur për të qenë një zonë e lirë nga automjetet dhe e përdorshme dhe funksionale kryesisht vetëm për këmbësorët.
Për ministren e kulturës, Mirela Kumbaro e cila ishte prezente në çeljen e këtij konkursi, ekipi fitues i këtij konkursi, duhet të jetë një ekip i mirëpajisur, i cili do të jetë në gjendje të angazhohet në proçesin pas-konkurs, ndërkohë që ministrja Kumbaro ka theksuar vëmendjen që ka qeveria shqiptare ndaj përmirësimit të infrastrukturës muzeale të qytetit dhe konkursi është dëshmi e gjallë e kësaj vëmendjeje.
Fituesi i konkursit, do të vlerësohet me një çmim prej 30 mijë eurosh ndërkohë që skuadra fituese, do të nisë negociatat me klientin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit, bazuar në propozimin fitues.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com