“Kostoja e mirëmbajtjes së
'Loro Boriçit' e papërballueshme”

 “Kostoja e mirëmbajtjes së<br />'Loro Boriçit' e papërballueshme”
“Loro Boriçi” është padyshim një impiant i mrekullueshëm për një qytet futbolldashës si Shkodra, por mirëmbajtja e një stadiumi të tillë kërkon një kosto të madhe financiare, rreth 300 mijë euro.

Aktualisht, Bashkia e Shkodrës po përpiqet që të marrë  ajo në  administrim stadiumin e ri, por për Armir Grimën, aktualisht drejtor i përkohshëm i stadiumit deri në dorëzimn e tij, mirëmbajtja e një impianti të tillë mund të ketë një kosto të papërballueshme për një Bashki, ndaj zgjidhja më e mirë do të ishte që administrimin ta kishte FSHF, ashtu siç ka nën administrim dhe stadiumin e “Elbasan Arena”.

Sipas Grimës dhe riparimi i dëmeve të shkaktuara pas ndeshjes me Maqedoninë do të jetë e vështirë, jo më mirëmbajtja për një periudhë të gjatë të një stadiumi kaq modern.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron