Street Art është një rrymë e re artistike që lindi në vitet 2000 dhe solli revolucion në botën e grafitit dhe të protestës sociale.
Kjo rrymë u përhap në vende si Franca, Anglia, Spanja, Finlanda, Portugalia dhe rrjedh nga Pop Arti dhe Grafiti.
Këto vepra arti gjenden në muret e pallatit, mbi trotuare dhe mbi çatitë e shtëpive dhe tematikat që shprehin janë të shumta: që nga liria e shprehjes, pacifizmi, deri tek respektimi i lirisë seksuale dhe ndërgjegjes.
Artistët që zgjedhin rrugët si galeri shpesh preferojnë ta bëjnë këtë që të komunikojnë drejtpërdrejtë me publikun e gjërë, të lirë nga kufijtë e artit formal.
Ndonjëherë veprat e tyre kanë përmbajtje sociale të rëndësishme me vlera estetike që tërheqin vëmendjen për ndonjë çështje, ose si formë e “provokimit në art”.
Artistët e rrugës shpesh udhëtojnë nëpër vende të ndryshme që të përhapin veprat e tyre. Disa artistë kanë fituar popullaritet dhe vëmendjen e botës së artit e të medias.
“Urban Street Art” është faqja e facebook-ut ku shfaqen veprat me të bukura të këtij arti të përhapur në të gjithë botën.

Foto të tjera
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjeraRedaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)