TAP shpall dy fituesit e dy kontratave, njëra për Ndërtim, Inxhinieri dhe Prokurime të Terminalit Pritës të Gazsjellësit dhe tjetra për ndërtimin e tubacionit në pjesën tokësore në Itali (tubacion me gjatësi 8 km dhe diametër prej 36 inç).

Kontrata e parë është fituar nga Renco S.p.a., ndërtim ky final në lidhjen e Tap me rrjetin Snam të gazit në Itali.

Ndërsa, Grupimi i Enereco S.p.a. dhe Max Streicher S.p.a., kanë fituar kontratën për tubacionin tokësor në Itali, që do të lidhë pjesën detare të projektit në pikën e hyrjes në tokë me PRT-në.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)