Fundi i emisionit ka qenë një sfidë për Noizyn duke qenë se i është dashur të pijë një gotë whiskey për çdonjërën nga femrat e showbiz-it me të cilat kishte fjetur dhe doli që Tuna kryesonte “listën”.
Burime të afërta me çiftin, e pohojnë ndarjen e tyre duke thënë se këngëtarja ka vendosur që të mos kthehet më me Cozman, duke i dhënë fund edhe bashkëjetesës së tyre.
Madje edhe fakti që reperi ka udhëtuar këto ditë drejt Londrës, e përforcon vërtetësinë e këtij lajmi. Megjithatë, për aq kohë sa vetë çifti nuk ka bërë asgjë publike, mbetet e hapur mundësia që ky të jetë provokimi i radhës i çiftit dhe ju t’i shihni sërish papritur në ndonjë club ose më mirë akoma, në ndonjë bashkëpunim. /intv.al/.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
