Pas disa javësh thashetheme, se këngëtari i pop-it Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndarë, modelja theu heshtjen duke e konfirmuar.
Sipas mediave Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë pasi këngëtari u akuzua se ka goditur nënën e modeles, Yolanda Hadidi, e cila po mendonte që ta denonconte.
Këngëtari i pop-it dhe ish-anëtar i grupit One Direction në një deklaratë për media mohoi kategorikisht se e ka goditur ,por pranoi se kanë pasur një debat të ashpër midis tyre.
‘Unë e mohoj me vendosmëri sulmin ndaj Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshëm dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do t’i rregullojë në mënyrë familjare’- tha ai.
Në një deklaratë të veçantë në Tëitter për 31 milionë ndjekësit e tij, pa përmendur emrin e Yolandës, ai pranoi se kishin debatuar me "fjalë të ashpra".
Gjithçka ka nisur kur mamaja e modeles ka shkuar në shtëpinë e çiftit për të marrë gjërat e vajzës së saj kur ajo nuk ishte dhe sipas Yolanda, këngëtari e ka goditur. Në deklaratën e saj për ngjarjen Gigi tha se është e fokusuar tek më e mira për vajzën e saj, Khai.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Pritej? Zayn Malik ia rrahu vjehrrën, vjen reagimi nga Dua Lipa
Gjërat nuk po shkojnë shumë mirë në familjen e modeles bukuroshes Gigi Hadid. Ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj, Zayn Malik, me të cilin ka një fëmijë madje është raportuar dhe se ka rrahur mamanë e modeles, Yolanda Hadid. përballë kësaj situate, edhe Dua Lipa, nuse në këtë familje, nuk ka heshtur. Ajo së bashku me të dashur e saj, Anëar nuk e ndjekin më në Instagram.