Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve

Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve

Vladimir Bregu

Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.

Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Vitet e fundit, Bregu i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ndërsa fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Pallatit të Kongreseve dhe Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Një reagim ka ardhur dhe nga prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shkruan: 

"Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu. Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë. Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë. Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre! Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!"- shkruan Jole.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?