Përcillet për në banesën e fundit babai i Kadri Veselit, i biri në paraburgim në Hagë, mungon në ceremoni

Foto nga ceremonia e varrimit të Fazli Veseli dhe Kadri Veseli

Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, është përcjellë për në banesën e fundit pasditen e sotme. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin familjarët e një numër i madh qytetarësh, por Kadri Veseli nuk mundi t'i japë lamtumirën e fundit të atit, pasi ndodhet në qelinë e paraburgimit në Hagë.  

Fazli Veseli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në të njëjtën ditë kur mbushi 94-vjeç, ndërsa Veseli takoi për herë të fundit të atin në Spitalin e Mitrovicës në maj të këtij viti. Gjykata Speciale e liroi atë përkohësisht për të bërë këtë vizitë, e për t'u rikthyer sërish më pas në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet nën akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Balla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të Kadri Veselit: U prehtë në paqe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla i shpreh ngushëllimet familjes së ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për ndarjen nga jeta të babait të tij bacës Fazli!

"Ngushëllime familjes së ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës mikut tim Kadri Veseli për ndarjen nga jeta të babait të tij bacës Fazli! U prehtë në paqe!", shkruan Balla.

Ora 18:05
Ndarja nga jeta e babait të Kadri Veselit, Basha i shpreh ngushëllimet: Me mendje dhe zemër jemi pranë tij

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të Kadri Veselit, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili ndodhet 'nën arrest' në Hagë.

'Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella per humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe'- shkruan ndër të tjera Basha.

“Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fazli Veseli, babait të një prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Jeta i rezervoi z. Fazli momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb, por dhe krenari për atë që familja e tij e veçanërisht djali i tij Kadri Veseli bëri për Kosovën edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta gjatë historisë sonë. Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella per humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe”, shprehet Basha.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rihapet çështja Gërdeci, a mendoni se do të bëhet drejtësi për këtë tragjedi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti urdhëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Pikat kufitare do të digjeshin po të mos ishte për policinë tonë