Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Në postimin e tij, Meta ka theksuar se ky është një moment i vështirë për familjen Thaçi, ndërsa tregon pikëllimin pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.
“I pikëlluar nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të ndjera për Presidentin Thaçi dhe për familjen e dashur Thaçi, që në këto momente dhembjeje për humbjen e njeriut të tyre të dashur, përballet edhe me mungesën e Hashimit, i cili po mbron luftën çlirimtare të UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi kriminal i regjimit të Millosheviçit dhe që rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. I paharruar kujtimi i Bacës Haxhi! Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan ai.
Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçi, ku në homazhe morën pjesë mijëra të pranishëm nga e gjithë Kosova e Shqipëria, por mungoi Hashim Thaçi, pasi Gjykata Speciale nuk i dha leje. Haxhi Thaçi u nda nga jeta më 16 mars, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ndërsa prej disa ditësh po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë. Më 13 mars, Gjykata Speciale në Hagë i dha leje ish-presidentit Thaçi i cili erdhi në Kosovë për të vizituar babanë e tij, në spital takim i cili ka qenë edhe i fundit mes tyre.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Edhe pse i madh ndihej i vogël përpara tyre’/ Fotografi personal i Hashim Thaçit kujton episodet e rralla të ish-Presidentit dhe prindërve të tij
19 Mars, 16:43
-
Kosova stërvitet në ‘Fadil Vokrri’, dy yjet e Dardanëve shqetësojnë trajnerin Foda
19 Mars, 16:10
-
Enver Robelli: Votat dhe pisllëku
19 Mars, 13:28
-
Policia e Kosovës aksion në Veri, arreston 16 të dyshuar për kontrabandë me armë
19 Mars, 12:50
-
Marrëveshja ushtarake tripalëshe/ Eksperti i Sigurisë: Me rëndësi strategjike, Kosova përfiton shumë, do krijojë lidhje të tjera
19 Mars, 12:37
-
Veton Surroi: Konsensusi i Kopenhagës dhe konsensusi i Prishtinës
19 Mars, 11:18
-
Aleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci, reagon Serbia: Provokim! Kërkojmë shpjegime urgjente se përse u krijua pa konsultim me ne
18 Mars, 21:42
-
Kosovë/ I dërguari i BE për dialogun viziton veriun: Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, gur themelor i integrimit në BE
18 Mars, 15:50
-
Specialja ndaloi Thaçin të shkojë në varrimin e të atit, avokati Gashi: Shkelje e drejtave të njeriut, Kosova s’mund të ndikojë në vendimet e gjykatës
18 Mars, 13:51
-
Homazhet për babain e Hashim Thaçit/ I biri mban fjalimin emocionues: Në vend të babait tim, lamtumirën e fundit po e jep Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (VIDEO)
18 Mars, 13:03
-
Zgjedhjet/ Meta reagon nga qelia pas shortit të KQZ për fletën e votimit: Gara starton me numrin 1, ‘Aleanca Madhështore’ del e para edhe më 11 maj
18 Mars, 11:05
-
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake
18 Mars, 10:58