Ndahet nga jeta i vjehrri, fjalët
prekëse të Majlinda Bregut

Ndahet nga jeta i vjehrri, fjalët<br />prekëse të Majlinda Bregut
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka humbur njeriun më të dashur të familjes.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vjehrrit të saj, për të cilin Bregu jep dhe një mesazh shumë prekës.

Në mesazhin e përcjellë, ish deputetja Bregu tregon raportin e shkëlqyer që ka pasur me vjehrrin e saj dhe faktin se ai në 22 vitet e martesës së saj e ka thirrur gjithmonë nuse.

Gjithashtu Bregu vijon më tej duke theksuar se ajo kurrë nuk mundi ta thërriste në emër, apo vjehërr, por për Majlindën ai do mbetet gjithmonë gjyshi i saj, ashtu sikurse i thërrisnin edhe fëmijët. 

Postimi i plotë:

Adieu 'Gjysh'!
Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️
As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.
Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s'u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht#xde0c;
Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…
Adieu 'Gjysh'

majlinda bregu1


Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)