Ndahet nga jeta ish deputetja e PS-së, profesoresha Edlira Haxhiymeri

Ndahet nga jeta ish deputetja e PS-së, profesoresha Edlira Haxhiymeri

Ish deputetja e PS-së, profesoresha Edlira Haxhiymeri

Është ndarë nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur i biri Endrit Yzeiraj.

"Ishin 5 vite të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj", shkruan Yzeiraj në facebook.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale", shkruan i biri.

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.

Shqiptarja.com i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e madhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga të ish-deputetes socialiste: Dha kontribute për më shumë se tre dekada në arsimin shqiptar

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së PS-së dhe profesoreshës Edlira Haxhiymeri.

"Edlira dhe një kontribut të çmuar në jetën akademike dhe politike të vendit për më shumë se tre dekada ", shkruan Nikolla.

Ora 10:54
Ndarja nga jeta e ish deputetes së PS-së, Meta mesazh ngushëllimi

Presidenti Meta ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish deputetes së PS-së profesoreshes Edlira Haxhiymeri ditën e sotme.

"Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri", shkruan Meta në facebook.

 

"Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t'i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë", shkruan Meta.

E.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 14/05/2022 10:51

    Zonjë Fisnike. I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan me microcredite në vlerën 7.2 mln euro, Banka e Shqipërisë revokon licencën për 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'

Mashtruan me microcredite në vlerën 7.2 mln euro, Banka e Shqipërisë revokon licencën për 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'