Ndahet nga jeta ish-kryetari i PD Mirditë, Basha: Përçoi modelin e opozitës morale

Ndahet nga jeta ish-kryetari i PD Mirditë, Basha: Përçoi modelin e opozitës morale

Preng Toma

Ish-kryetari i PD në Mirditë, Preng Toma është ndarë nga jeta. Lajmin e bëri të ditur kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, i cili në një postim në 'Facebook' ka shprehur ngushëllimet për familjen.

Toma ka qenë kreu i komunës Kthellë që nga viti 1996-2003 dhe më pas ka drejtuar bashkinë e Rrëshenit deri në 2007.

Basha thotë se PD ishte e nderuar që pati në radhët e veta një drejtues si Preng Toma, i cili dha kontributin si në ditët e pushtetit, por edhe në ditët kur përçonte në të gjithë Shqipërinë modelin e opozitës morale

Mesazhi ngushëllues i Lulzim Basha

Mësova me hidhërim të thellë largimin para kohe nga jeta të Preng Tomës, njërit prej drejtuesve historikë të Partisë Demokratike në Mirditë. I mirënjohur për kontributin e tij pedagogjik shumëvjeçar në fushën e edukimit fizik, e posaçërisht si trajner i ekipit të volejbollit të vajzave të Minatorit, ekipit që ishte shndërruar në krenari të zonës për shkak të rezultateve të suksesshme në nivel kombëtar, Preng Toma ishte një qytetar i angazhuar që ja kushtoi jetën zhvillimit të krahinës së Mirditës.

Drejtues i shkëlqyer vendor, në komunën e Kthellës (1996-2003) e më pas në Bashkinë e Rrëshenit (2003-2007), Preng Toma ishte që prej vitit 1996 një nga njerëzit më të votuar nga komuniteti në të gjithë Qarkun e Lezhës. Partia Demokratike ishte e nderuar që pati në radhët e veta si drejtues Preng Tomën, si në ditët e pushtetit, por edhe në ditët kur përçonte në të gjithë Shqipërinë modelin e opozitës morale, standardin e fortë të politikës qytetare, dhe qëndrestare që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor në Shqipëri dhe me emrin e tij lidhen disa prej investimeve të rëndësishme që janë kryer këto vite në komunën Kthellë dhe bashkinë e Rrëshenit. Me largimin e tij të parakohshëm nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe qytetarët e Mirditës e dega e Partisë Demokratike të Mirditës njërin nga drejtuesit e saj më të spikatur. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve. U prehtë në paqe!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!