I ndahet nga jeta kushëriri, Sali Berisha: Jemi në zi! Haradinaj: Baca Sulejman e ktheu kullën e tij në Tropojë në shërbim të UÇK

I ndahet nga jeta kushëriri, Sali Berisha: Jemi në zi! Haradinaj: Baca Sulejman e ktheu kullën e tij në Tropojë në shërbim të UÇK

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Sylejman Berisha, mbështetës i Luftës së fundit të Kosovës, një nga heronjtë e heshtur që “e ktheu shtëpinë e tij në Viçidol në seli e bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai ishte djali i xhaxhait të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa në ceremoninë e lamtumirës në Tiranë, ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. “Sot në Tiranë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shprehet Haradinaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se familja është në zi për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të afërm. "Zi ne familjen tone! Miq, sot ne percollem ne banesen e fundit nje njeri shume te dashur te familjes tone, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Qe kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte per te gjithe vitet e femijerise dhe me vone si vella per mua. Se bashku ndame lojerat, gezimet, dashurine e prinderve, familjareve tane dhe perfunduam shkollen 7 vjeçare. Me vone rruget tona u ndane por jo zemrat tona.

Ai qendroi ne Koder te Prifçit ne Tropoje, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij te mrekullueshme. Sylejmani pati nje jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut te Kukesit. Kurre nuk kam njohur nje njeri me puntor se ai apo qe te kete djersitur me shume ne pune se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmerine, njerezine dhe respektin e tij beri miq dhe shoke te shumte. Miq, Sylejmani ishte nje patriot i vertet. Ne vitet 1996-1999 ai e shnderroi shtepine ne Kodren e Prifçit ne nje nga bazat me te rendesishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.

Ai vet se bashku me djemte e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin moren direkt pjese ne veprime dhe operacione te UCK kunder pushtuesve serbe! Ai priti dhe percolli me qindra e qindra luftetare te lirise, komandante te shquar te tyre, nder te cilet ish kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shume te tjere. Ne ato vite me dhjetra gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shume vende vizituan shtepine dhe Kodren e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i percolli ata ne perputhje me traditen. Te gjithe ata, pyetjes se pse keni lejuar ketu nje baze ushtarake, moren nga ai vetem nje pergjigje: une po respektoj traditen e familjes time.

Ne fakt ai e tregoi vehten i biri i te atit, Zeqir Halilit, i cili qe nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marre pjese ne çdo perpjekje kunder pushtimit serb dhe per lirine e Kosoves! Por kesaj here lufta u fitua. Sylejmani mbylli syte pergjithmone nen kujdesin e persosur te bashkeshortes dhe femijeve te tij. Atij i dhane lamtumiren e fundit familjaret, te afermit, miqte, shoket, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkluftetare te tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora. Mbetem pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe atyre qe na nderuan sot me pranine e tyre ne lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin!" shkruan Berisha.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 15/02/2020 18:45

    Sa per gjakun tim .une shkruaj me emer dhe mbiemer.pra jam njeri,si gjithe te tjeret.po te shkruash emrin tend,do te te pershendes.po qe se emri eshte tiger,ve ne dyshim gjakun tend.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 15/02/2020 16:44

    Z.tiger, une nuk fyej njeri. Them ate qe di. Po te jap nje argument. Nje person ka jetuar nje vit ne shtepine e ram Berisha.ndermjet te tjerash me tha:-saliu i ka ngjare xhajes se vret,i cili cdo te shtune,i hipte kalit me shale, shkonte bente pazaret ne gjakove dhe kthehej te djelen.ishte viti 1966-1967. Kufiri,sipas fjaleve te notes dhe sot poshte gardh me tela me gjemba.ruhej rreptesisht nga 2 pale roje, shqiptare dhe jugosllave.dihet qe ne tropoje ka qene nje grup i agjentures se udb.dihet qe rrugekalimi per nderlidhje ka qene ne vicidol. Dihet qe per saliun tend te dashur ka patur ,madje dhe nga njerezit e tij te afert, madje dhe ne shtyp,apo parlament, akuza qe eshte agjent i udb,i rekrutuar heret, me pas dhe agjent francez.ndaj kam thene si me siper shkruar,per te cilen ti fyen.kam degjuar dhe te tjera tjera,psh.ushtaret e uck,sa dilnin nga shtepia e berisheve binin ne priten e rojeve jugosllave.ty po nuk te pelqeu jep argumentet e tua.per mua vetem shkaterrimi fundor i shqiperise dhe rreziku qe kercenoi uck,jane te mjaftueshme,qe familja berisha te shpallet tradhetare e kombit. Ndaj nuk jam me ramush haradinajn.

    Përgjigju
  • Vlora: 14/02/2020 22:10

    Vdekje sali berishes kancer i shqiperise..

    Përgjigju
  • Λοράντ χατζιραι: 14/02/2020 19:33

    Duet ta fillojn nje her nga vetja e tyre te korruptuarit pasaj Me tutje

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 14/02/2020 19:15

    ...dhe ne dispozicion te udb

    Përgjigju
    • Tigri: 14/02/2020 20:17

      @kasem ti bastard turkserbmut. gjaku yt kos i prishur. hahhaha

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen