Ndahet nga jeta legjenda e operas

Ndahet nga jeta legjenda e operas

Sopranoja Jessye Norman

Jessye Norman, një nga sopranot më të njohura amerikane të shekullit 20, ka ndërruar jetë në moshën 74- vjeçare.

Ajo  ishte një nga këngëtaret e rralla me ngjyrë që arriti famë në botën e operas.

Këngëtarja nga Georgia u vendos në Evropë në vitet 1970 dhe debutimin e saj të parë e kishte në Opera Metropolitane në New York më 1983.

Sipas medive të huaja, Norman vdiq në një spital të New Yorkut nga shoku septik, që erdhi nga komplikimet e një dëmtimi të palcës kurrizore që kishte pësuar në vitin 2015.

Sopranoja  lindi më 15 shtator 1945 dhe u rrit në një familje artistësh amatorë e këndoi në kishë nga mosha 4- vjeçare.

Ajo fitoi një bursë për të studiuar muzikë në kolegjin historik të Howard në Uashington DC,  përpara se të shkonte në Konservatorin Peabody dhe Universitetin e Miçiganit.

Norman këndoi në inaugurimet presidenciale të Ronald Reagan e Bill Klinton dhe në festimet e 60-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Elizabet në 1986.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur