Ndahet nga jeta mjeku i njohur Isuf Kalo

TIRANË- Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare jashtë Shqipërisë, mjeku i njohur Isuf Kalo.

Isuf Kalo endokrinolog, ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.  Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe ai kishte shkuar për kurim jashtë vendit dhe ritet sjellja e trupit në atdhe. Sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat, ku ai u lind në 1942. Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët kanë vlerësuar rolin e tij.  

Isuf Kalo është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe ishte anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë. Isuf Kalo ishte jo vetëm mjek, por profesor, publicist dhe figurë e spikatur e historisë së vendit.

Mes botimeve të tij ka qenë edhe libri i titulluar "Blloku" ku ka rrëfyer në një intervistë për Report Tv te '5 pyetjet nga Babaramo', se çfarë ka ndodhur brenda "Bllokut", e aq më tepër brenda shtëpisë së Enver Hoxhës gjatë kohës që ka drejtuar vendin dhe aq më tepër në ditët e tij të fundit të jetës.

Kush ishte Isuf Kalo
Kalo ka lindur në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri. Për disa vite ka qenë kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai është Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Në vitin 1985 Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës.

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Isuf Kalos: Autoritet i i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë

1673880408_begaj2.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Isuf Kalo.

‘Mora lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Isuf Kalos. Profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë e shumtë që ai pati, kolegët dhe studentët që e patën model profesional dhe pacientët e shumtë të cilëve ai iu përkushtua. Të qoftë dheu i lehtë Profesor!’- shkruan Begaj.

Ora 19:13
Ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo/ Meta mesazh ngushëllimi familjes: Shembull i misionarit dhe intelektualit, përfaqësonte vlera të mëdha humanizmi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  ka shprehur ngushëllimin e tij pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Meta i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme dhe  shtoi se Kalo njihej për  humanizmin e tij dhe në të njëjtën kohë edhe për thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale dhe kontributet e tij do të jenë të pashlyea në historinë e Shkencës Mjekësore në Shqipëri.

"Në këtë moment të ndarjes nga jeta të Profesor Isuf Kalo i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur për këtë humbje të pazëvendësueshme. Kam pasur kënaqësinë e veçantë ta njoh nga afër Profesor Isuf Kalon, që përfaqësonte si rrallëkush vlera të mëdha si humanizmi, thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale. Kontributet e Isuf Kalos për dekada të tëra në fushën e shëndetësisë kanë shënuar gjurmë, që do të mbeten të pashlyera në historinë e Shkencës Mjekësore shqiptare, qoftë si Profesor, por edhe në kërkimin dhe publicistikën mjekësore. Profesor Isuf Kalo ishte një shembull i misionarit dhe intelektualit, që pa u ndalur kumtoi gjatë gjithë jetës shkencën dhe përvojën personale aq të pasur e të larmishme brenda dhe jashtë vendit. U prehtë në paqe dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij!", shkruar Ilir Meta në facebook.

Ora 18:51
Ndahet nga jeta mjeku Isuf Kalo, Manastirliu: Kontributi i tij është i paçmuar! U prehsh në paqe profesor

1674150769_isufkalooo.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut Isuf Kalo. Ministrja shkruan se kontributi i tij është i paçmuar.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e kisha në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

U prehsh në paqe prof. Kalo”- shkroi Manastirliu.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/01/2023 02:21

    /GJERGJI/,e di kush eshte profesor doktori,apo jo? E lexove njoftimin? Eshte mjek i nderuar,profesor qe i ka bere vend vetes te respektohet e te nderohet jo vetem ne Shqiperi,por dhe ne org.e vende te tjera ku ka dhene kontributin e tij ne profesionin qe ka pas ushtruar.Kush jane te ndjeret e tjere qe ju kerkoni te respektohen nga autoritetet?Cfare gje te jashtezakonshme kane bere?? Dhe sa per ate /U prefsh ne paqe/,thuhet nga gjithe bota mbare ,fetare e laike pa perjashtim,eshte shprehje standarte,tregon respekt.Gjeneratat e reja e shenojne R.I.P qe eshte akronimi ne anglisht per formen shqiptare te plote / U prefsh ne paqe!/.

    Përgjigju
    • Gjergj: 20/01/2023 18:01

      @Iris.Jo, unè nuk e njoh personalisht Isuf Kalon dhe as qè mè intereson njè njohje e tillè. Ato arritjet imagjinare nè karrierèn e tij, le tè mbeten pèr ju "qè e njihnit" si thesar sekret. Banalitetin nè shprehje (tè nderohet jo vetèm nè Shqipèri por edhe nè org e vèndeve tè tjera), mbaje po ashtu pèr vete sepse "bota" jashtè, nuk èshtè provinca juaj mendore. Ajo botè, ku duam tè aderojmè edhe ne, nuk ka si realitet rrumpallèn dhe çoroditjen mendore por qartèsinè, nè mendime dhe veprime. Avokatinè e papyetur tè tipave si ju, ajo botè as nuk e njeh dhe as e praktikon. Ju pastè lènè i ndjeri shèndenè @Iris,,meqè "e njihje".!!!

  • eljo: 19/01/2023 21:13

    Ter jeten nga fryn era.... U prefsh ne paqe se kur vdes i mbyll te gjitha.....

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/01/2023 19:56

    Ministrja Manastirliu foli. Foli nè funksionin e papès nè Vatikan. "U PREHSH NÈ PAQE" , i tha. Kur do heqim dorè ne shqiptarèt nga kèto shprehje bajate qè vetèm tregojnè nivelin halldup ku kemi mbetur? Çfarè ka tè bèjè ministrja me kèto qoka fshati? Asgjè. Isuf Kalo paska u nda nga jeta ? Ngushèllime familjes. Edhe shqiptarè tè tjerè u ndanè nga jeta sot. A pati kohè Manastirliu edhe pèr ta?

    Përgjigju
    • Mondi: 20/04/2023 16:18

      Përveçse një injorant, je edhe një i pashpirt Po si dreqin flet njeriu, kështu, për dikë që nuk e njeh. Si mund të dalësh në përfundime të tilla, kur nuk njeh jetën dhe karrierën profesionale të dikujt?! Si mund të hedhësh baltë, mbi një profesor të nderuar që ka shpëtuar me qindra jetë dhe ka ndërtuar degën e diabetit në Shqipëri dhe ka kontribuar në atë Europiane Turp!

  • Seldi: 19/01/2023 19:11

    Humbje e madhe ishte njohes i mire I mjeksise, ngushllime familjes po Pse ne Tepelene gjynah ai duhet te ishte afer Berishes edhe ne boten tjeter sepse e pati koleg dhe shok qe Nuk e tradhtoi kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit