Gazetari dhe publicisti i njohur Namir Lapardhaja, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani, në orët e para të mëngjesit. Lajmi është konfirmuar për gazetën “Tema” nga familjarët e gazetarit, i cili sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk po përgjigjej më në telefon. Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një tromboz në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij. Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet në media. Vetëm dy ditë më parë, Namir Lapardhaja publikoi edhe te Shqiptarja.com, editorialin e fundit me titull "T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore".
Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ai ishte gjithashtu një kritik mendjehapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos problemeve që përjeton opozita e sotme. Ai ishte autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.
Gazetarë, analistë e figura politike kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të papritur, duke vënë në dukje analizat e drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend.
Foto: Namir Lapardhaja
Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte. Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj e cilëson Lapardhanë ‘si shembull i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë’.
"E pabesueshme, por lajmi i zi nuk njeh skonto. Miku im shumë dashur, Namir Lapardhaja, ka mbyllur sytë sot në kulmin e moshës. E kam takuar për herë të parë në Panairin e Librit kur ishte student dhe po përzgjdhte nepër stenda libra poetikë. Takimet tona vijuan sa herë vinte në Tiranë, pasi filloi punën si mësues në Berat. Ai u bë në sytë e mi shëmbëlltyra e Leximtarit, një titull që Borhes ia njihte vetes si një kurorë me të lartë se ajo si autor.
Më vonë na ra shorti të shtërngonim një miqësi të veçantë, si publicistë të lidhur nga vizione të ngjashme për politikën, kulturën, jetën në përgjithësi. Libri mbeti gjithnjë nyja jonë e artë e miqësisë.
Lexonte si pakush, ishte një hipotekë lëvizese e titujve dhe bukurive letrare, një eseist dhe autor i shquar shkrimesh letrare të llojit book revieë, botuar në përmbledhjen “Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit”, botuar nga UET PRESS në vitin 2023, për të vijuar deri ditën e pardjeshme me shkrime të tilla javore në gazetën “Tema”.
Është në naturën e njeriut t’i kërkojë tek më të mëdhenjtë në moshë modelet e virtyteve dhe mirësisë. Por ndodh t’i gjejë edhe tek njerëz më të vegël në moshë. Një i tillë ishte për mua Namir Lapardhaja.
Ndarje e tij nga jeta në kulmin e energjive krijuese e privon kulturën tonë nga një mendje e hapur dhe penë brilante që do të kishte dhënë shumë për pasurimin e saj.
Do ta kujtojmë gjithmonë si shembull i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë. Pushofsh në paqe, Namir! Ngushëllimet me të thella familjes", shkruan Zogaj.
Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja, duke e cilësuar humbjen e tij si të pazëvendësueshme.
Në një postim në Facebook, ish ministrja e jashtme e përshkruan Lapardhajën si një njeri të rrallë në realitetin shqiptar.
“Mendimtari, esteti, gazetari, autori, opinionisti, por mbi të gjitha Njeriu Namir Lapardhaja, ishte krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare. Largimi i tij, kjo humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët, vendin, është diçka që ndoshta nuk do besohet kurrë se ndodhi. Shpirti iu prehtë në paqen e amshuar!”, shkruan Spiropali.

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja. Basha e përshkruan Lapardhanë si gazetar një gazetar i cili nuk bëri kurrë kompromis për të vërtetën dhe që mishëronte figurën e intelektualit të vërtetë.
“Fjala duket e varfër për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë, jo vetëm si humbje e një bashkëpunëtori, por si ikje e një miku të rrallë, e një mendje të ndritur dhe e një njeriu me shpirt të madh. Namiri ishte mbartës i vlerave që mbeten të përjetshme. Ai mishëronte në mënyrën më të plotë figurën e intelektualit të vërtetë, eruditit që e kishte letërsinë dhe fjalën pasion të jetës. Në gazetari dhe publicistikë, në media dhe në aktivitetin e tij politik për dekada me PD, ai nuk kërkoi kurrë kompromis me të vërtetën.
I djathtë dhe demokrat në shpirt, jo thjesht në bindje politike, por në mënyrën si mendonte dhe jetonte: i lirë në mendje, i drejtë në qëndrim dhe i palëkundur në vlera. Rrënjët e tij, të lidhura me një familje të persekutuar nga regjimi komunist, nuk e bënë të ashpër, por më të vetëdijshëm për lirinë dhe më të përgjegjshëm për të. Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të qetë në pamje, por të thellë në mendim; të përulur në sjellje, por të papërkulshëm në parime; një besimtar që e mbante fenë në shpirt, me dinjitet dhe pa bujë. Humbja e tij është e rëndë. Boshllëku që lë pas i madh.
Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur: babait Hiqmetit, nënës Afërdita, bashkëshortes Sherina, si dhe vajzave Vesa dhe Hana, që ishin drita e jetës së tij. Zoti ju dhëntë forcë dhe jua lehtësoftë dhimbjen! U prehtë në paqen e përjetshme”, shkruan Basha.
Komente











Ne llumin e politikes dhe shtypit ne ditet e sotme, Namiri ishte dhe mbeti NJEREZoR.
PërgjigjuI’m deeply saddened to hear of the passing of Namir Lapardhaja. Namir will be remembered as a principled analyst and a steadfast voice for the values of a free and democratic Albania. His integrity, clarity of thought, and commitment to truth left a lasting impact on public discourse and on all who had the privilege of engaging with his work. Through his active role in public life, he contributed meaningfully to shaping conversations that matter. Beyond his professional legacy, Namir was a devoted husband to Sherina and a loving father to his two daughters. His family was at the heart of his life, and his loss will be felt most profoundly by them. In this time of sorrow, I extend my heartfelt condolences to Sherina, his daughters, his father Hiqmet and mother Aferdita ,and all who knew and respected him. May his memory continue to inspire, and may he rest in peace.
PërgjigjuZoti u dhasht kivet familjareve e kjoft i "PARAJSES"
PërgjigjuNgushéllime
Përgjigjuedhe pse e kishte penen e shtrember ngushellime zoti paste meshire
PërgjigjuDhimbje e tmershme e madhe per familjen Djali i ri intelektual ngushellime
PërgjigjuUaaaaa fatkeqësi e madhe....ngushëllime familjes për këtë humbje kaq tragjike....
PërgjigjuNgushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe të afërmve. Ishte një djalë shumë i respektueshëm dhe i sjellshëm. U prehtë në paqe !
PërgjigjuDhimbje per ikjen e ketij djali,kontributor i sinqerte dhe kualitativ ne rrugetimin per demokraci reale ne Shqiperi. Ishte pasionant dhe i besueshem ne cfare shkruante. I qofte dheu i lehte
PërgjigjuNgushellime familjareve qofte i Xhenetit.Fatkeqesi e madhe.
PërgjigjuNgushëllime familjes, humbje e rëndë. Rron Berishë krimineli 100 vjeç, ikin djemtë më të mirë në moshë të re.
PërgjigjuNGUSHELLIME FAMILJES DHE MIQVE! I lexoja shpesh artikujt e tij me shume vlere dhe me gjykim te kthjellet
Përgjigju