Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike! Basha: Kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja.  Pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, ai dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe  mësimdhënies.   
U angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96. U ba zani i fuqishëm  të gjithëve  atyre që i besuan votën duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve. Pati kurajon qytetare që në shumë seanca parlamentare jo vetëm të kërkoj të drejtat e individit por edhe të kërkoj me forcë miratimin e ligjeve per të drejtën e pronësisë, duke nxitur debatin dhe diskutimet e shumta. 

Për punën e tij është vlerësuar me një sërë çmimesh si;

Mjeshtër i sportit në vite të Alpinizmit. 
Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës.
Urdhëri Naim Frashëri i kl. II .
Aktiviteti i tij shkencor u drejtua në fushën e biologjisë kryesisht në studimin e bimëve makrofite në ujërat e Liqenit të Shkodrës,  Bimët e rralla, relikte, endemike në Alpet Shqipëtare, Alpet Ilirike dhe të maleve  tjera Shqipëtare. Bimët  mjaltoredhe  mjeksore e aromatike të veriut. Shfaqi interes të veçantë për nyjen Hidrike të Veriut. Studioi ekosistemin ujor, Bunë- Dri – Kir dhe Liqenin e Shkodrës). I veçantë do të vlerësohet studimi i shndërimit të Lumit të Bunës në lum të lundrueshëm.
 

Është botues i disa librave me karakter shkencor dhe hulumtues si;
Në të fshehtat e Florës Shqipëtare
-Të  reja në Floren e Alpeve Ilirike.
-100 lule, 100 bimë në Alpet Ilirike. 
-Themelet e një Medreseje, bashkëautorë me Eljaz Krajen
 “Bimët mjaltore të Postribës”

Ai ëtshtë themeluesi dhe drejtuesi i parë i medresesë  “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Ndahet nga jeta ish deputeti demokrat në Shkodër, Basha: Kontributi i tij politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996. Basha ka vlerësuar kontributin e tij politik e intelektual në PD dhe në qytetin e Shkodrës.

"Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!", shkruan Basha.

J.SH./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • bruno: 02/08/2021 16:59

    Profesor Osja ka 20 vjet qe e ka doresuar kartelen e PD-se, mos ja turperoni emrin duke thene se ka qene anetaire i PD-se

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Divjakë/ Vret gruan me armë gjahu në banesë dhe më pas veten