Lamtumirë ‘Sanijes së Cirkut’, ‘pengu’ i zbutëses së parë, që bëri kafshët ‘të fluturojnë’! Historia e dashurisë me Tahir Baçovën, që i mësoi zanatin

Kolegët thonë se Sanie Baçova arriti të bënte qentë të fluturonin e të linte spektatorët pa fjalë... Ky momentum artistik, me qentë në bankat e shkollës si nxënës është shënjuar nga artistja me Cirkun Kombëtar. Zbutësja e parë grua e kafshëve  në Shqipëri, ka krijuar arkivën e saj të pasur memuaristike me numra të tillë argëtues e akrobatik para spektatorëve, ndaj ndarja nga jeta mbrëmjen e mërkurës në moshën 78-vjeçare, lë pas dhimbje, por edhe e mban të gjallë në kujtesën e familjarëve, miqve e dashamirësve të artit të saj...

Jo vetëm vogëlushët, por edhe të rriturit, ëndërronin me numrat akrobatik të Sanie Baçovës... që siç do ta përshkruante Vitore Sallaku, kishte aftësinë të hipnotizonte kafshët...

Drejt këtij profesioni të bukur, por edhe aq të rrallë e të vështirë, Sanien e pat nxitur i dashuri i saj i zemrës, Tahir Baçova, me besimin e plotë, se ajo me delikatesën, durimin  e zemërgjerësinë e saj mund t’ia dilte të punonte me pëllumbat, qentë, por deri edhe me kafshë të rrezikshme si ariu...

Ndaj, ngushëllimi i Cirkut Kombëtar, shkon edhe për artistin e njohur.

Sanie qe shkëputur nga Cirku ndoshta më herët se ç’do kishte dashur, në fillim vitet ’90 dhe ushqente dita-ditës ëndrrën, që ta trashëgonte këtë profesion tek një tjetër vajzë. Por historia e Cirkut, pati vetëm Sanien, si zbutësen e parë e të vetme të kafshëve..., duke mbetur kështu ‘një peng’ i parealizuar i saj.

Kolegët thonë se Cirku ishte familja e dytë e saj, e se Sanie Baçova do të kujtohet si një nga të parat artiste që vunë gurëthemelet e këtij institucioni, duke shënjuar gjurmë të pashlyeshme...

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici