Vdes me COVID ish-ushtaraku i lartë i Marinës në Durrës! Kolegu: Njeri i rrallë, la gjurmë në historinë e flotës shqiptare

TIRANË- Një 71-vjeçar i prekur me COVID-19 ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme te spitali "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. Ai është viktima e 3 nga Durrësi dhe e 27 në total nga COVID-i në Shqipëri. Viktima është Çapajev File, ish-oficer i Marinës.

Prej dy javësh ai ishte i shtruar në spital te Sanatoriumi, ndërsa ditët e fundit ishte i intubuar, ku nuk arriti që të dilte duke humbur jetën. File ka mbajtur disa detyra mjaft të rëndësishme në karrierën e gjatë ushtarake. Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku tregoi se Filen e njihte dhe se e kishte pasur mik, ndërsa vuante nga tensioni.

"E kam pasur mik, shok ushtrie, ka qenë ushtarak i vjetër. Ka qenë oficer ekspert, pensionist prej vitit 2011, dikur ka qenë komandant, shef kapitenerie, doktor shkencash, etj. Ka ndërruar jetë mbrëmë vonë. Ka qenë i shtruar në Sanatorium, në terapi itensive dhe i intubuar dhe nuk ka munduar ta përballojë. Është viktima e tretë në Durrës. Nuk dihet si është infektuar" tha gazetari i Report Tv.

Viktima Çapajev File

Kush ishte Çapajev File?
Kapitenin i rangut I (në pension) Çapajev File ka shërbyer për rreth 44 vjet në Forcat e Armatosura, kryesisht si pedagog në Akademinë e Detarisë dhe Akademinë e Forcave të Armatosura. Ai ka shërbyer gjithashtu në detyra të rëndësishme në Forcën Detare, duke filluar nga komandant Katri Silurues në ishullin e Sazanit, shef stërvitje në Bazën Ushtarake të Vlorës, komandant i Grupit të Anijeve Mbiujëse në Bazën e Durrësit, komandant i Shërbimit Hidrografik shqiptar, kapiten i Përgjithshëm i Porteve dhe shef i Shtabit të Forcës Detare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Ish- kapiteni i Marinës Ushtarake humbi betejën me COVID-1-/ Kolegu: Ishte njeri i rrallë, aset i çmuar i Flotës (VIDEO)

Shefqet Kërcelli, mik Çapajev File i cili ndërroi jetë nga COVID-19, është ndalur të flasë gjatë për vlerat e 71-vjeçarit, si një ish- kapiten, por edhe si njeri. Duke folur me superlativa për të. Shefqet Kërcelli, punonjës i Marinës Ushtarake në Durrës e përshkruan Filen si një njeri i rrallë, shumë punëtor teksa ka zbuluar edhe momentin se di e mësoi lajmin e trishtë.

"Lajmin e mora nga familjarët. Ka emër në flotën tonë, si intelektual, si studiues, ka lënë gjurmë në historinë e flotës gjatë karrierës së tij që nga viti 70. Unë në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes, nuk e prisnin një vdekje të parakohshme se ka qenë mirë me shëndet, prisnin të vazhdonte punën e tij krijuese në flotë. Ai vuante nga tensioni, ne mendonim se në përgjithësi shëndeti i tij ka qenë i mirë. Dua të sjell vlera të atij njeriu, për opinionin shqiptar, vlerat e vërteta të kapitenit që u nda nga jeta. Nuk di nga e ka marrë virusin kapitenin. Ka një kontribut të spikatur, lundrues dhe kjo është një humbje de madhe për të gjithë detarët shqiptare. Një aset i Flotës, drejtues shembullor dhe bashkëkohor. Autor i disa librave, arriti të konvertojë dijet që kishte mësuar dijet që kishte marrë para viteve 90 dhe t'i adaptojë ato edhe me ndryshimet e flotës. Familjarët janë në gjendje të mirë shëndetësore. E ka kaluar jetën si dallgët e detit, mendoj se problemet që ka pasur mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore. Nuk kam folur me të kur ka qenë në spital", tha Kërcelli.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andrea: 22/04/2020 22:30

    Nje petagog me vlera, nje ushtarak i perkushtuar, nje historjan i detarise, nje akademik shembullor, nje prind i dashur, nje shok besnik dhe mbi te gjitha NJERI … Te mbledhura tok, ato personikohen tek Çapajevi… I pergatitur per te perballuar pa hezitim, deri ne sakrikimin e jetes, ne lufte kundre armiqve te Shqiperise na e morri nje armik i pabese, i padukshem e tinzar i koheve moderne qe jo vetem na e morri por as nuk na le hapesire qe ta percjellim ne banesen e fundit me nderimet qe i takojne. Me lot ne sy, me ze te dridhur dhe me shpirt te vrare e percjellim me ngushellimin -“TI RROJNE TE GJITHE TE DASHURIT E ZEMRES DHE I QOFTE E LEHTE LENDINA E VARRIT” Andrea Opari

    Përgjigju
  • Dibrani: 22/04/2020 19:28

    Ushtarak i zoti, pedagog i persosur , njeri i shelqyer. Lamtumire Capajev File! I paharruar!

    Përgjigju
  • Ish studenti: 22/04/2020 18:47

    Ngushellime familjes.Ishte burre i larte,Ne Shkollen e Marines ka lene gjurme te paharushme.

    Përgjigju
  • Erik: 22/04/2020 15:06

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/04/2020 12:56

    Ore fjalen viktime a e dini kur perdoret?

    Përgjigju
  • Fatmiri: 22/04/2020 12:08

    Ngushellime familjes per ish kolegun ushtarak! Covid-19 eshte nje lufte e veçante ne kohet moderne dhe nuk pyet as per artin ushtarak te luftes popullore dhe as per "masat inteligjente" te qeveritareve te perkushtuar! Ne vlersimin tim,ne kete LUFTË ben pune:1) Ndryshimi kultures tone ne sjelljen e perditeshme. 2) Perjashtimi i Panikut dhe DASHURIA PER JETEN.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/04/2020 11:40

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'