Ndahet Nora dhe Roberti?!
Vjehrrat 'shoqe për kokë'

Ndahet Nora dhe Roberti?!<br />Vjehrrat 'shoqe për kokë'
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndarë. Kështu kanë shkruar mediat kosovare paraditen e 15 shkurtit, duke iu referuar burimeve ‘shumë të sigurta’. Sipas tyre Nora ka marrë një apartament me qera dhe është parë të zhvendosë sendet e saj vetjake në banesën e re në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Prej më shumë se një muaji Nora nuk ka publikuar asnjë foto me bashkëshortin e saj në rrjete sociale, ndërsa ky i fundit ka vijuar me postimin normal të fotove, kryesisht foto të vjetra me Norën, me motrën e saj Nitën dhe me vajzën e vogël Renee.

Kjo na bën të dyshojmë mbase vërtet diçka po ndodh mes të dyve dhe Roberti me daklaratat e tij të dashurisë në rrjete sociale kërkon të rikthejë Norën?! Përpos aludimeve, kanë kaluar 9 muaj që pas lindjes së Renee-së dhe Roberti ka qenë nën shoqërinë e nënës dhe vjehrrës së tij, Suzanës.

Të veshura me të kuqe, të dyja gjyshet kanë pozuar të qeshura, duke trokitur gotat. Disa muaj më parë është përfolur shumë se Roberti kishte një fëmijë me një ish-partnere që aktualisht jeton në Angli, fjalë që Roberti i mohoi duke shtuar se ‘vetëm vdekja mund ta ndajë atë nga Nora’. 
nora istrefi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'