TIRANË- Një super start e ka quajtur kryeministri Edi Rama! Në rrugë ka pasur, si asnjëherë tjetër, një qarkullim shumë të ulët të makinave, një masë kjo parandaluese e marrë në betejën kundër përhapjes së koronavirusit. Duke kërkuar edhe një herë ndjesë, në një luftë të paparë nervash, Rama thotë se vetëm mund të triumfohet me durim e mirëkuptim.
"Super start i kësaj dite të parë në mbrojtje të vetes, familjes dhe njëri-tjetrit në një luftë të paparë nervash, ku të vetmet armë që kemi janë mirëkuptimi, solidariteti dhe durimi, durimi, durimi", shkruan Rama.
Nga ana tjetër, drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti ka dhënë detaje lidhur me operacionin e uniformave blu sa i përket sigurimit që të gjithë makinat private të pa autorizuar të marrin masa për ndalimin e tyre. Ai ka bërë me dije se deri më tani qytetarët i janë bindur urdhrit të qeverisë, ndonëse ka pasur edhe disa përjashtime.
"Të gjitha shërbimet janë të angazhuara me detyra në lidhje me bllokimin e mjeteve private që nuk kanë marrë një autorizim. Siç po e shikoni jemi në segmentin Tiranë- Rrugor, shërbimet e policisë janë në terren. Kemi konstatuar mjete që po qarkullojnë në Rinas me biletat e familjarëve të tyre. Jemi të pranishëm në çdo rrugë kryesore për kontrollin e të gjitha mjeteve private. Është bashkëpunuar me Bashkinë për autobusët q transportojnë personelin e urgjencës. nuk kemi një problem. Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve janë me autorizim. Një pjesë e vogël, në të gjitha rastet që nuk rezultojnë që nuk ka pasur urgjenca janë shoqëruar në komisariat dhe do të gjobiten me masë administrative. Në Tiranë janë 15 pika në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë vendore, shërbime të policisë, ushtrisë, shërbimeve kriminale dhe FA", tha Ahmeti.
Po fushkruja ka shef komisariati apo ka dal ne kerkin se ter makinat rrugve jan
Përgjigju