Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha, pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve sot ka publikuar masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, dhe një nga këto rregulla ishte dhe ndalimi i mbledhjeve partike dhe i tubimeve.
Kulluri shkruan se Basha nuk cënohet nga urdhri i ri i qeverisë pasi në 3 vjet nuk mbledh dot më shumë se 10 vetë në PD.
"Basha nuk cenohet nga urdhri i ri i qeverise per ndalimin e mbledhjeve politike! Ai ka 3 vjet qe nuk mbledh dot me shume se 10 vet ne PD", shton ai.
Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
E kabim . Basha mbledh 10 veta plus ket temin bejne 11 veta
Përgjigju