Ndalimi i Sarkozy, Balla: Basha të vihet në hetim, rrezikohet prishja e provave për lobimin rus të PD
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndalimit nga policia franceze të ish-drejtuesit të Partisë UMP në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy, lidhur me financimet e dyshimta nga Libia në fushatën elektora
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndalimit nga policia franceze të ish-drejtuesit të Partisë UMP në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy, lidhur me financimet e dyshimta nga Libia në fushatën elektorale të vitit 2007.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla i bën thirrje Lulzim Bashës dhe PD-së që të marrin të gjitha përgjegjësitë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re” dhe të lobimit për të nxirë Shqipërinë në insitucionet dhe mediat amerikane, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.
Sipas Ballës, Prokuroria nuk duhet të vonojë vendosjen e menjëhershme nën hetim të Lulzim Bashës, sa kohë që çdo ditë që kalon është një mundësi më shumë për prishjen e provave. Pak ditë më parë nga investigimi, gazeta amerikane “Mother Jones” zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia.
Postimi i plotë i Taulant Ballës
Ish-drejtuesi i Partisë UMP në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy u ndalua sot nga Policia franceze lidhur me financimet e dyshimta nga Libia në fushatën elektorale të vitit 2007.
Në Shqipëri, Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re” dhe të lobimit për të nxirë Shqipërinë në insitucionet dhe mediat amerikane, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.
Burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht.
Prokuroria nuk duhet të vonojë vendosjen e menjëhershme nën hetim të Lulzim Bashës, sa kohë që çdo ditë që kalon është një mundësi më shumë për prishjen e provave dhe ka dyshime për përpjekje të Lulzim Bashës për të transferuar përgjegjësinë tek persona të tjerë.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët
26 Maj 2023, 17:36
-
Auditi për lobimet ruse në PD, Kadilli në Kontrast: Provë që bëjnë politikë për ego personale! Vangjeli: Basha shantazh Berishës! Po mbulojnë atë me ashtu
27 Mars 2023, 15:03
-
Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej
27 Mars 2023, 12:59
-
Cili është tradhtari, Rama apo Berisha?
5 Shkurt 2023, 11:32
-
E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama
3 Shkurt 2023, 14:19
-
Akuzat e opozitës për lidhjen me ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Rama: 225 mijë dollarët jo para lobimi, por lekë borxh që Agron Neza ia dha McGonigal
26 Janar 2023, 22:05
-
Mero Baze: Të gjitha gënjeshtrat rreth historisë shqiptare të ish zyrtarit të FBI
26 Janar 2023, 21:41
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Propaganda e ‘Russia Today’ nderon protestën e Berishës, kritikon samitin në Tiranë
7 Dhjetor 2022, 16:12
-
Berisha do t’u tregojë liderëve të BE 'Gërdecin', '21 janarin' e financimin rus?!
5 Dhjetor 2022, 18:34
-
Votimi elektronik në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Edhe pse ka interes, nuk ka shtysë nga partitë politike! Financimet ruse, shkelje e rëndë
23 Nëntor 2022, 11:26