Ky vit i ri shkollor ka sjellë edhe një vendim të ri nga ana e Ministrisë së Arsimit i cili nuk lejon mbajtjen e telefonave celularë përgjatë procesit mësimor.Arjola Byzuka drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore Tiranë sqaroi në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv se për nxënësit të cilët nuk e zbatojnë këtë urdhër të ri do të ketë penalitete.
Rregullorja e sqaron thjesht, nuk përdoret telefoni në orën mësimore. Nxënësit duhet vetë me vullnetin e tyre ta dorëzojnë telefonin, nëse nuk e dorëzojnë fillon penaliteti. Sicc ka rregullore për elementë të tjerë të procesit mësimor, e njëjta gjë duhet të ndodhë, duhet të dorëzosh telefonin, sepse është rregulli i orës së mësimit. Nëse nuk e bën do të kesh penalitete, lajmërohet prindi dhe largohesh prej shkollës për atë ditë. Nuk do të largohesh prej shkollës, ka institucione brenda shkollës që do të merren me trajtimin tënd, duke dëgjuar edhe argumentat e tu përse ti nuk e dorëzon telefonin.
Arjola Buzyka, Drejtoreshë DAR Tiranë
E pyetur nga moderator Alban Musa, nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me mësuesit, Byzuka është shprehur se edhe për ta do të ketë penalitete.
Unë nuk mohoj asgjë, por të njëjtat institucione që ekzistohnë për nxënësin, siç janë komisionet që janë për masa disiplinore ekzistojnë edhe për mësuesin. Edhe mësuesi do të ketë penalitetet e veta nëse ai vetë bëhet modeli negative i përdorimit të telefonit në orën mësimore.
Arjola Buzyka, Drejtoreshë DAR Tiranë
Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe ka filluar që të zbatohet në vitin e ri arsimor që filloi më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.