MILOT — Një kosovar ka denoncuar se i janë vjedhjë 35 mijë franga në kohën kur ka qenë duke blerë disa fruta në zonën e Milotit.

Pasi ka blerë frutat ai është kthyer në makinë, por ai ka vënë re se i mungonin portofoli i gruas dhe një Iphone 5.

Ai ka shkuar tek dyqani ku kishte blerë frutat dhe ka marrë në telefon edhe Policinë e Kurbinit që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar shitësen e dyqanit 49-vjeçaren Bukurie Zeneli nga fshati Shullaz i Kurbinit.

Policia bëri të ditur se arrestimi i saj është bërë në bazë të deklarimëve të kosovarit i cili e akuzon atë për vjedhjen.

Shkrimi u botua në SHqiptarja.com (print) 27 Maj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)