Ndarja e mandateve,
qëndrimi i PS, mediokë

Ndarja e mandateve, <br />qëndrimi i PS, mediokë
Qëndrimi i PS për çështjen e mandateve është ose mediokër profesionalisht ose politikisht i gabuar. Ose të dyja bashkë. Secili që shqetësohet në PS duhet të zgjedhë ose njërin cilësim, ose tjetrin, ose të dyja bashkë. Dhe nëse është paksa inteligjent ka vetëm një opsion, të heshtë pa u vënë në rreshtin e bylmezeve. PS mori si shpërblim gjithçka gatoi politikisht, por edhe me një paaftësi profesionale ekstreme e qasje krejtësisht të gabuar. Nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar zgjedhjet, duke ndërkombëtarizuar “hallin e Ramës për t’u bërë Kryeministër” , me të majtë të përçarë dhe aleatë të hallakatur. Në këtë mënyrë kjo Rilindja e Ramës do të “lindë e dekun”. Pa le të shikosh mamitë e çuditshme që po afrohen për ta asistuar.

Shtrohen disa pyetje lidhur me qëndrimet e PS?

1) Bazuar në dyshimet e saj për informacionin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, përse nuk e çoi çështjen në Prokurori për falsifikim të dhënash?
2) Përse Rama preferoi të urdhëronte komisionerët e PS në KQZ të mos votonin opsionin e shpërndarjes së mandateve ku Berati kishte 7 mandate, Korça 11, Tirana 33 dhe Durrësi 14 por e bllokoi atë?
3) A mban përgjegjësi dikush në PS që mashtruan ndërkombëtarët duke ju thënë se ky opsion që kërkonte të miratonte KQZ dhe PS e bllokoi i jepte Berishës 3 mandate në tavolinë? Po tani që e kërkojnë këtë opsion duke i thënë se Berisha nuk e do më këtë opsion se humbet katër mandate në tavolinë? A nuk është ky një qëndrim që dëmton seriozitetin e PS përballë ndërkombëtarëve?
4) Përse PS pasi KQZ nuk arriti të merrte vendim ashtu siç gjykonte PS nuk e çoi çështjen në Kolegjin Zgjedhor, por u sorollat me argumente false në takimet më ndërkombëtarët duke akuzuar politikisht dhe duke mos vepruar juridikisht?
5) Përse PS nuk e çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për të mos pranuar Komisionin Hetimor për vërtetësinë e shifrave të popullsisë?
6) Kush mban përgjegjësi që Zëvendës Kryetari i KQZ deklaroi se pas auditimit të informacionit të sjellë nga DPGJCivile “shifrat e popullsisë janë të sakta ligjërisht por jo moralisht” dhe se komisionerët socialistë ishin gati ta votonin atë opsion që Rama me të tjerë e kishin damkosur të ndërkombëtarët si manipulim të rezultatit në tavolinë me tre mandate në favor të Berishës.
7) Nëse PS e konsideroi antikushtetues dhe votoi kundër vendimit të Kuvendit për të lënë shpërndarjen e mandateve të vitit 2009 si të vetmen mënyrë për të çbllokuar procesin zgjedhor pasi PS e kishte bllokuar në të gjithë hapat ku ajo kishte mundësi ta bllokonte, përse nuk e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese?
8) Përse përmes një strategjie radikale e bllokimi Rama preferon të kryejë “ndërkombëtarizimin e zhurmës” ndërkohë që “mbush thesin e alibive të humbjes” dhe të mos i drejtohet institucioneve të drejtësisë (Prokurorisë, Kolegjit Zgjedhor apo Gjykatës Kushtetuese) për të realizuar zgjidhjen që parashikon Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor?
9) Përse PS pasi ka ezauruar të gjithë mundësitë e bllokimit të procesit për shpërndarjen e mandateve sipas qarqeve nuk kryen asnjë veprim institucional, por i drejtohet vetëm ndërkombëtarëve për t’i thënë se kjo ndarje nuk është e “drejtë” sepse po t’i thotë është antiligjore apo antikushtetuese ata do t’i sugjeronte në shkojnë në Kolegjin Zgjedhor ose në Gjykatën Kushtetuese?
10) Përse PS mërzitet kur bazuar në shumë kritere rezulton se shpërndarja e mandateve e miratuar nga Kuvendi është e “drejta” sepse kishin menduar të mashtronin përsëri ndërkombëtarët me shpjegime e letra se kjo shpërndarje është në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë së votës?!!

*Shkrimi u mor në rrjeti social Facebook, nga profili zyrtar i Kastriot Islamit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh

Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh