Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u ndanë, teksa presidenti i PL-së njoftoi mbrëmjen e djeshme ndarjen zyrtare nga bashkëshortja e tij.
Megjithatë largimi nga njëri-tjetri ishte paralajmwruar edhe më herët gjatë këtyre kohëve, pasi ka qenë Monika Kryemadhi e cila në muajin prill do shprehej se ka një raport të ngrirë me Metën për të shkak të konfliktit në parti. Por në atë kohë ajo shtonte se konfliktet mes tyre kanë qenë vetëm politike.
"Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.
Patjetër që reflektohen sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë.
Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare", tha Kryemadhi në një studio televizive.
Lajmi kryesor:
Meta kërkon divorcin, ja padia në gjykatë! Reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet! Në dokument adresa e PL, VOA: Prej disa muajsh, s’jetonin bashkë
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares
-
Po
77.9%
-
Jo
18.3%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Divorci Meta-Kryemadhi, Romeo Kara për Report Tv: Rrugët e tyre ndahen edhe politikisht! Berisha mori vulën, por nuk fiton dot zgjedhjet
24 Qershor, 18:01
-
'Ndarja me Kryemadhin ishte e pritshme', Dyrnjaja në Report Tv: Berisha do i qëndroj paktit me Metën, por Partia e Lirisë i bën dëm PD-së
24 Qershor, 15:44
-
Metën nuk e mbajnë këmbët pas ndarjes me Kryemadhin dhe pyetjeve të SPAK, rrëzohet mes studios televizive duke bërë xhonglime me topin
24 Qershor, 12:00
-
Divorci i Metës me Kryemadhin, gazetari Ferdinand Dervishi në Report Tv: Pas hetimit pasuror nga SPAK! Përballë provave të forta mund kenë shitur njëri-tjetrin
23 Qershor, 11:43
-
Meta ndau gruan për hir të luftës me SPAK, po Berisha çfarë do bëjë me 'martesën' që ka me Gaz Bardhin?!
22 Qershor, 21:01
-
Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin
21 Qershor, 21:57
-
Mero Baze: Problemi është pse i thotë martesë një kontrate politike?
21 Qershor, 20:40
-
Meta kërkon ndarjen nga Kryemadhi, Spahiu në Report Tv: Divorci nuk amniston ligjërisht krimet gjatë martesës
21 Qershor, 17:47
-
Kreshnik Spahiu: Motivi i divorcit: Ajo e tradhtonte natën partinë dhe e dridhte me SPAK
21 Qershor, 15:19
-
Meta zbulon për Report Tv arsyet e divorcit me Kryemadhin: Vendimin e mora pasi ajo foli në SPAK! S’kam asnjë pretendim, të gjitha t’i marrë Monika
21 Qershor, 15:02
-
I kërkoi divorcin Kryemadhit, Meta flet në kryesinë e PL-së: Nuk po ndahem për një grua tjetër, ndjesë fëmijëve e prindërve të mi
21 Qershor, 13:24
-
'Grindjet e herëpashershme tronditën thellë marrëdhënien' Shkaqet që prezantoi Meta në padinë e divorcit me Kryemadhin
21 Qershor, 12:15