Ndarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja, drejtori i spitalit 'Shefqet Ndroqi': Kishte dy faktorë risku! Duhej ta kishte kuptuar sëmundjen në kohë
Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi
Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ndërsa foli për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Guljelm Radoja, tha se kishte dy faktorë risku që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
I ftuar në "Real story", Kapisyzi u shpreh se aktori kishte hipertension dhe pak mbipeshë. Po ashtu ai u shpreh se Radoja duhej ta kishte kuptuar në kohë sëmundjen, pasi monitorimi dhe kujdesi në kohë ka shumë rëndësi.
“Gjendja e Guljelm Radojës ishte e rëndë. Covid është i pabesë dhe si i tillë kapet pak me vonesë. Guljemi u mjekua në Spitalin e Durrësit, pati një përmirësim, pastaj vetëm kur lajmëruan se do e sjellim se është intubuar.
Kishte hipertension dhe pak mbipesha, që ishin faktorë risku. Ka edhe të rinj, që ndërrojnë jetë pa sëmundje shoqëruese. Duhej ta kishte kuptuar në kohë. Ka shumë rëndësi monitorimi dhe kujdesi në kohë”, u shpreh Kapisyzi.
Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej gati një muaj ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali 'Shefqet Ndroqi', por nuk mundi ta fitonte betejën me këtë virus të pabesë. Lajmi u konfirmuar sot nga djali i tij, pianisti Red Radoja.
Kolegët e tij bën apel për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejonte. Radoja "do të bashkohet" me artistët e tjerë që COVID-i i mori jetën si Muharrem Fejzo, Arben Bajo, Koço Devole apo edhe Kujtim Prodani.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.5%
-
Të gabuar
55.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1682
Lajme të tjera
-
Asnjë humbje jetë nga COVID në vend, regjistrohen 13 qytetarë të infektuar në 24 orë
12 Nëntor 2022, 17:25
-
Asnjë humbje jete nga COVID në vend, regjistrohen 28 qytetarë të infektuar në 24 orë
19 Tetor 2022, 18:05
-
Mjekët vrapojnë shumë larg, përtej distancave të maratonave përgjatë relieveve më të thepisura…
16 Tetor 2022, 21:09
-
Asnjë humbje jete dhe 19 qytetarë të infektuar me koronavirus! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
14 Tetor 2022, 16:29
-
Regjistrohen 29 qytetarë të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë
8 Tetor 2022, 18:25
-
Regjistrohen 48 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, asnjë viktimë në 24 orë
30 Shtator 2022, 17:39
-
Asnjë viktimë nga koronavirusi në vend, regjistrohen 63 qytetarë të infektuar në 24 orë
28 Shtator 2022, 17:31
-
45 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Asnjë viktimë dhe 97 të shëruar
24 Shtator 2022, 16:39
-
51 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 75 të shëruar dhe asnjë viktimë
22 Shtator 2022, 18:25
-
Situata e COVID/ 81 raste të reja në 24 orët e fundit! 1 viktimë dhe 115 të shëruar
17 Shtator 2022, 18:43
-
Asnjë humbje jete nga COVID në vend, 171 qytetarë të infektuar në 24 orë
8 Shtator 2022, 19:17
-
Covid-19/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 131 raste të reja në vendin tonë
4 Shtator 2022, 18:12
E paste te blerte lendinen ky artist me sy e shpirt te bukur.
Përgjigju