Ndarja nga jeta e Gëzim Qendros
Rama: Humbëm një njeri të rrallë

Ndarja nga jeta e Gëzim Qendros<br />Rama: Humbëm një njeri të rrallë<br>
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të pedagogut dhe studiuesit, Gëzim Qendro, i cili humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se arti humbi një studiues të zoti, ndërsa të afërmit dhe miqtë, një njeri të rrallë. "Hidhërim për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros, një mik i mirë, fjalëpakë e punëshumë, studiues i zoti i artit e njeri i rrallë, që nuk i’a doli dot mbi sëmundjen e rëndë, por la pas kujtimin e bukur të kulturës e të fisnikërisë së tij të posaçme. Lamtumire o mik!", shkruan kryeministri Rama.  

gezim qendro
(Postimi i Ramës në Facebook)

Gëzim Qendro u nda nga jeta orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi shëndeti i tij nuk përballoi krizën e radhës të sëmundjes së rëndë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi