Ndarja nga jeta e kineastit Kristaq Dhamo, Shanaj: Lamtumira e heshtur! Iku njeriu që i dha dritë dijesh të munguar krejtësisht Shqipërisë së paditur

Ndarja nga jeta e kineastit Kristaq Dhamo, Shanaj: Lamtumira e heshtur! Iku njeriu që i dha dritë dijesh të munguar krejtësisht Shqipërisë së paditur

“Iku njeriu që i dha dritë dijesh të munguar krejtësisht Shqipërisë së paditur”, shprehet aktori Mevlan Shanaj për ndarjen nga jeta të kinastit Kristaq Dhamo.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shanaj e konsideron ndarjen e tij nga jeta një "lamtumirë të heshtur” të një artisti unikal, profesor të ekranit shqiptar dhe mësues të regjisorëve më të njohur që kanë lartësuar filmin shqiptar.

Aktori Shanaj shprehet i revoltuar me disa prej mediave të cilat nuk kanë transmetuar homazhet që u mbajtën për kineastin në Universitetin e Arteve.

“LAMTUMIRA E HESHTUR Dje iku për në banesën e përjetshme profesori i ekranit shqiptar. Iku njeriu që i dha dritë dijesh të munguar krejtësisht Shqipërisë së paditur! Iku ai që ishte mësuesi i Viktor Gjikës, Dhimitër Anagnostit, Piro Milkanit , të cilët e lartësuan filmin shqiptar si pasurinë kombëtare më të çmuar që po reziston ende mes shqipfolsëve, të cilët me veprat e tyre përjetësuan historinë tonë. Gjatë jetës së tij u bë mësuesi i gjithë kineastëve të tjerë që erdhën më pas që nga Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro, Ibrahim Muço, Kristaq Mitro, Esat Mysliu,Besnik Bisha, Spartak Pecani,Esat Ibro etj. Iku ai që na tregoi Tinka Kurtin, Naim Frashërin, Sandër Prosin, Ndrekë Lucën, Margarita Xhepën. Roza Anagnostin e tj etj .Iku një artist unikal! Iku “ Nderi i Kombit” nuk iku larg qoftë asnjë deputet apo ministër që të çaheshin kanalet kombëtare televizive si Topi apo Klani që të pasqyronin homazhet për të në Universiteti i Arteve! Këto kanale televizive kishin problemet e mëdha me kriminelët apo asetet e x femre apo këngëtare tallavaje se e ndërroi apo jo sportistin e radhës! Në se nuk dimë të çmojmë asetet kombëtare të rralla , ju them të gjithëve si po e djallosni historinë e zhvillimit të kombit! Faleminderit Elva Margaritit!”, shkruan Shanaj në Facebook.

Dhamo u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në Itali, pas komlikacioneve shëndetësore. Ditën e djeshme, dyvajzat, të afërm, miq e kolegë, përcollën, një prej pionerëve të kinematografisë shqiptare, Kristaq Dhamon dhe homazhet u mbajtën në hollin e Universitetit të Arteve. Ai iku duke i lënë trashëgimi brezave mbi 11 filma artistik e 5 dokumentarë. Me “Tanën” e tij nis dhe historia e filmave artistik të gjatë shqiptarë, e më tej një sërë prodhimesh të tjera si “Vitet e para”, “Detyrë e posaçme”, “Vendimi”, “Mëngjeze lufte”, “Botë e padukshme” e të tjerë. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia